Përkushtim për të luftuar dhunën në familje

14.12.2015 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Përkushtim për të luftuar dhunën në familje

Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherësh Koordinatori Nacional Kundër Dhunës në Familje, Lirak Çelaj, sot ka marrë pjesë ceremoninë përmbyllëse të fushatës “16 Ditë të Aktivizmit” në Dragash.

Zëvendësministri Çelaj ka vlerësuar aktivitetet e zhvilluara për këtë fushat dhe vullnetin e akterëve relevant për të trajtuar me profesionalizëm çështjen e dhunës në familje, njofton kumtesa nga Minsitria e Drejtësisë, transmeton Koha.net.

Në fjalën e tij para të pranishmëve në këtë ceremoni, Zëvendësministri Çelaj tha se jo rastësisht kjo fushat po përmbyllet në Dragash, marrë parasysh faktin se Dragashi është një nga komunat që dhunën në familje e ka trajtuar me profesionalizëm dhe me seriozitet institucional dhe human.

Sipas Zëvendësministrit Çelaj, kjo është vënë në pah edhe nga raporti i përgatitur nga UN Women “Qasja gjithëpërfshirëse dhe multisektoriale ndaj dhunës në familje” që falë themelimit dhe funksionimit të Mekanizmit Koordinues Komunal kundër Dhunës në Familje, rastet e dhunës në familje janë prioritet nga akterët përgjegjës dhe janë koordinuar më mirë duke evituar dyfishimin e aktiviteteve dhe përgjegjësive.

“16 Ditët e Aktivizmit janë më shumë se një kampanjë vetëdijësuese, janë moment që do të duhej të na bënin të reflektojmë se ku qëndrojmë ne si Kosovë në luftimin e dhunës me bazë gjinore. Edhe pse dhuna familjare mund të prekë edhe meshkujt dhe anëtarët e familjes të shtyrë në moshë, femrat dhe fëmijët janë më të afektuar nga ky fenomen. Dhuna në familje, gjithashtu, është problematikë prezentë edhe në vendet me progres të dukshëm ekonomik, kulturor e human por vendet në transicion, siç është vendi ynë janë më të prekura jo vetëm për shkak të kushteve socio-ekonomike por edhe për shkak të “eksportimit” të vlerave të ndryshme demokratike që jo domosdoshmërisht përkojnë me traditat lokale” tha Çelaj.

Në cilësinë e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje, Çelaj tha se janë duke punuar në hartimin e Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit. Ai tha se Strategjia e re dhe Plani i Veprimit do të hartohet duke i evituar çështjet kritike që kanë dalë nga të gjeturat e raporteve të përkrahura nga UN Women dhe Ambasada Amerikane.

Zëvendësministri Çelaj u zotua se Zyra e Koordinatorit Nacional do të mbetet e hapur në politikëbërjen dhe praktikat e mira për luftimin dhe çrrënjosjen e dhunës në familje. Ai gjithashtu ka falënderuar donatorët të cilët mbështesin Zyrën e Koordinatorit por edhe Mekanizmat Koordinues Komunal kudo që janë themeluar: UN Women, UNDP, OSCE dhe Ambasada Amerikane, të cilët kanë ndihmuar në realizimin e planeve dhe aktiviteteve të ndërmarra deri tani.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës