MPB-ja paralajmëron hetime të reja për aksionin në Kumanovë

13.12.2015 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
MPB-ja paralajmëron hetime të reja për aksionin në Kumanovë

Ministri i ri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski, premton hetimin e plotë të skandaleve që kanë tronditur Maqedoninë, para së gjithash, atë që njihet si aferë e përgjimeve dhe aksionin policor në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj, që la të vdekur 19 persona, 10 policë dhe 9 anëtarë të një grupit të armatosur që prezantohet si Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

“Lidhur me ngjarjet në Kumanovë, ku ndodhi një tragjedi e madhe për Maqedoninë, pasi humbën jetën pjesëtarë të MPB-së, gjithsesi se jemi duke bërë përpjekje dhe hetime për sigurimin e informatave për të zbardhur deri në fund këtë rast, që të konfirmojmë apo përgënjeshtrojmë spekulimet që janë përhapur në opinion”, deklaron Spasovski, duke aluduar në njoftimet dhe vlerësimet e opozitës se rasti ka qenë i orkestruar.

Opozita në Maqedoni ka thënë se e gjithë ngjarja në Kumanovë ishte i orkestruar nga struktura të caktuara të pushtetit për të tërhequr vëmendjen nga aferat, me të cilat është përballuar, para së gjithash me bisedat e përgjuara telefonike, pasi incidenti i armatosur në Kumanovë ndodhi një muaj pasi opozita kishte nisur me publikimin e këtyre bisedave.

Bisedat, sipas opozitës, “dëshmojnë përfshirjen e Qeverisë në veprimtari të shumta kriminale, si në falsifikimin e zgjedhjeve, ndërhyrjen në gjyqësor, në media, në biznese, kërcënime dhe likuidime të kundërshtarëve politik”.

Kreu i MPB-së thotë se dikasteri që ai drejton, është duke hetuar edhe rastin e Smillkovcës, apo vrasjen e pesë të rinjve maqedonas, në prill të vitit 2012, pranë një liqeni në Shkup, ngjarje kjo që kishte tronditur opinionin në Maqedoni dhe më gjerë.

“Sa i përket rastit ‘Monstra’, gjithsesi se materialet që i posedon apo që i ka paralajmëruar lideri i opozitës, ne po i shqyrtojmë, ato do të jenë objekt hetimi edhe i prokurores speciale dhe ndihma apo bashkëpunimi mes nesh do të ekzistojë për këtë rast, në mënyrë që e vërteta të dalë në sipërfaqe”, thotë për Radion Evropa e Lirë, ministri Spasovski.

Nga opozita disa herë kanë deklaruar se shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm për këtë rast, janë të pafajshëm pasi ekzekutorët kryesorë të kësaj vepre makabre, sipas LSDM-së, ndodhen në liri.

Prioritet kryesor i MPB-së, ndërkohë mbeten edhe zgjedhjet e ardhshme, por që ato të jenë të lira dhe demokratike, duhet të zbatohen të gjitha pikat e Marrëveshjes politike, si ndryshimet në Kodin Zgjedhor, përbërja e re e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, çështja e medieve e kritere tjera.

“Prioritet kryesor duhet të jetë realizimi i Marrëveshjes së Përzhinës. Mua, vërtet, më brengos mungesa e vullnetit te parti të caktuara për zbatimin e kësaj marrëveshjeje në afatet e përcaktuara dhe kjo tregon se interesat partiake po vendosen mbi ato shtetërore apo kombëtare. Ky është vërtet problem serioz, por pavarësisht këtij fakti, ne duhet ta kemi të qartë se duhet të organizojmë zgjedhje të lira dhe demokratike”, deklaron Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen më 24 prill të vitit të ardhshëm, por paraprakisht duhet të formohet qeveria kalimtare.

Afati për votimin e saj është deri më 15 janar.

Deri më tani, në bazë të marrëveshjes politike, janë zgjedhur dy ministrat nga radhët e opozitës, përfshirë edhe Oliver Spasovskin, për Ministër të Punëve të Brendshme, raporton rel.

Në bazë të marrëveshjes, kryeministrit Nikolla Gruevski duhet të dorëhiqet deri në fundi i këtij muaji.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Inspektorët bërthamorë do të rikthehen në Iran, njofton shefi i OKB-së

Inspektorët bërthamorë do të rikthehen në Iran, njofton shefi i OKB-së

Kurti: Kosova është ndërtuar mbi parimet e lirisë, barazisë dhe respektit për dinjitetin e çdo njeriu

Kurti: Kosova është ndërtuar mbi parimet e lirisë, barazisë dhe respektit për dinjitetin e çdo njeriu

Kryesimi irlandez me BE-në kthen në fokus zgjerimin, por pa Kosovën

Kryesimi irlandez me BE-në kthen në fokus zgjerimin, por pa Kosovën

Trump firmos vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me Ballkanin Perëndimor

Trump firmos vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me Ballkanin Perëndimor

Deficiti tregtar shkon në 544.4 milionë euro në maj 2026

Deficiti tregtar shkon në 544.4 milionë euro në maj 2026

Fushë-Kosova ngrit kapacitetet për ambientin, 4 kamionë të angazhuar për mbledhjen e mbeturinave

Fushë-Kosova ngrit kapacitetet për ambientin, 4 kamionë të angazhuar për mbledhjen e mbeturinave

Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nisim punën për formimin e institucioneve

Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nisim punën për formimin e institucioneve

Abdixhiku iu kundërpërgjigjet menjëherë Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit: Sabotues, pres dorëheqjet tuaja

Abdixhiku iu kundërpërgjigjet menjëherë Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit: Sabotues, pres dorëheqjet tuaja

Edhe Imri Ahmeti dhe dega e LDK në Lipjan ia kërkojnë dorëheqjen Abdixhikut nga kreu i partisë

Edhe Imri Ahmeti dhe dega e LDK në Lipjan ia kërkojnë dorëheqjen Abdixhikut nga kreu i partisë

Zyrtarizohet përçarja mes Gazmend Muhaxherit dhe Lumir Abdixhikut – Dega e Pejës kërkon dorëheqje

Zyrtarizohet përçarja mes Gazmend Muhaxherit dhe Lumir Abdixhikut – Dega e Pejës kërkon dorëheqje

Gjendet trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar që ishte zhdukur në një lumë në Zvicër

Gjendet trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar që ishte zhdukur në një lumë në Zvicër

Mbi 6 mijë qytetarë mbetën pa patentë shoferë gjatë këtij viti

Mbi 6 mijë qytetarë mbetën pa patentë shoferë gjatë këtij viti

Nisin bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja mes Izraelit dhe Libanit

Nisin bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja mes Izraelit dhe Libanit

Edi Rama për “Bloomberg”: Shqipëria nuk tërhiqet nga përkrahja për projektet në Zvërnec e Sazan

Edi Rama për “Bloomberg”: Shqipëria nuk tërhiqet nga përkrahja për projektet në Zvërnec e Sazan

Hapet konkurs për 39 inspektorë, Inspektorati Qendror i Punës jep detaje

Hapet konkurs për 39 inspektorë, Inspektorati Qendror i Punës jep detaje

Kurti: “Dituria Islame” ka shërbyer si hapësirë informimi, reflektimi dhe dokumentimi për zhvillimet që prekën shoqërinë tonë

Kurti: “Dituria Islame” ka shërbyer si hapësirë informimi, reflektimi dhe dokumentimi për zhvillimet që prekën shoqërinë tonë