Hoti: Kosova e gatshme për të marrë kredi zhvillimore

12.12.2015 17:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hoti: Kosova e gatshme për të marrë kredi zhvillimore

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se të hënën, Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë në lexim të dytë ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike.
Me këtë, sipas tij, bëhet e mundur ndryshimi i rregullës fiskale dhe i mundësohet Qeverisë të hyjë në hua tek institucionet financiare ndërkombëtare për të financuar projekte të mëdha kapitale, siç janë projektet e sistemeve të ujitjes së tokave bujqësore, hekurudhat, rrjeti energjetik dhe projekte të tjera strategjike.

“Kosova është në pozitë mjaft të volitshme sa i përket borxhit publik, prandaj ka hapësirë të mjaftueshme për të marrë kredi VETËM për qëllime zhvillimore”, ka thënë Hoti, raporton Koha.net.

Sipas ministrit Hoti, borxhi i përgjithshëm aktual është rreth 728 milionë euro, që është rreth 12.6% e Bruto Prodhimit Vendor që ka Kosova ndërsa thekson se kjo përqindje është mjaft e ulët krahasuar me vendet në regjion – borxhi publik i Shqipërisë është 73.6% e Bruto Prodhimit Vendor, në Maqedoni 37.3%, në Mal të Zi 60.4% dhe Bosnja 46.6%.

“Anët pozitive të borxhit publik të Kosovës janë se rreth gjysma e borxhit është borxh i brendshëm, tek bankat dhe subjektet vendore, që është krijuar përmes lëshimit të letrave me vlerë. Vetëm gjatë këtij viti janë ngritur 120 milionë euro shtesë borxh publik nga letrat me vlerë dhe me kalimin e kohës, letrat me vlerë janë me afat gjithnjë e më të gjatë. Po ashtu, norma e baraspeshuar e interesit për borxhin publik është 2.5%. Vetëm 13.7% e borxhit nuk është në euro, që është ekspozim mjaft i ulët ndaj rrezikut të ndryshimit të kursit të këmbimit. Kjo valutë është SDR nga kredia që kemi me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe është relativisht stabile. Ndërkaq, 86% e borxhit ka normë fikse të interesit”, ka sqaruar ministri i Financave, Avdullah Hoti..

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës