75 për qind e shohin si “të dështuar” vitin e parë të qeverisë Mustafa-Thaçi

E publikuar: 12/12/2015 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të pakënaqur me punën një vjeçare të Qeverisë së Kosovës, në koalicionin PDK-LDK, janë shprehur shumica e lexuesve të portalit Koha.net.

Prej më shumë se 10 mijë votave, për 4 ditë në portalin Koha.net, rreth 75 për qind (apo 8040 vota) kanë klikuar opsionin “Të dështuar”, në pyetjen se “Si e vlerësoni punën njëvjeçare të Qeverisë Mustafa-Thaçi?”.

Pjesa tjetër, 2085, apo rreth 20 % e kanë cilësuar si të suksesshme vitin e parë të qeverisjes së Isa Mustafës me ekzekutivin në vend.

Rreth 5 për qind, apo 483 votues kanë votuar në opsionin “Nuk e di”.