Pacolli: Qeveria po na trajton si kafshë duke manipuluar me raporte

11.12.2015 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pacolli: Qeveria po na trajton si kafshë duke manipuluar me raporte

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Qeveria po gënjen kur flet për investime të huaja. Atë e ka ngacmuar deklarimi i MTI-së se në 9 muajt e fundit në Kosovë kishin hyrë në formën e investimeve të huaja 270 milion euro dhe renditja e Kosovës në “Doing Business”(Të bërit biznes) ishte përmirësuar, nga vendi i 188 në vendin e 66.

“Çfarë hipokrizie dhe arrogancë! Si munden këta njerëz të luajnë me fatin e qytetarëve të varfër të Kosovës (mos të them si munden me gënjejnë në këtë mënyrë) kur dihet së këto të dhëna shpejt verifikohen”, ka shkruar Pacolli, duke e lutur Qeverinë se mos t’i trajtohen si kafshë ngaqë edhe ata kuptojnë diçka, transmeton Koha.net.

Ai më pas garanton qytetarët se:

“1) Jo, në vitin 2015 nuk ka shtim investimesh të huaja, por më keq, ka ikje masovike të tyre.

2) Po reduktohen investimet e huaja, ato holandeze, investimet austriake, investimet gjermane në vlera të konsiderueshme. D.m.th. ka investitorë që po tërhiqen.

3) Nuk ka investime angleze në rritje, por janë thjeshtë Eurot e taksapaguesve të varfër të Kosovës që paguhen nga Kosova në filialet e kompanisë qe ekzekuton punët, me kontratë, në Kosovë, me paratë e Kosovës që kthehen (joproporcionalishtë) prapë në Kosovë për të paguar shpenzimet efektive për ndërtimin e autostradës.

Janë mjete që kanë dal nga Kosova dhe kanë shkuar në Angli e nga Anglia hyjnë në Kosovë për ndërtimin e autostradës. Si mundën këto mjete të konsiderohen si investime të huaja? Vërtetë hipokrizi!. Janë thjeshtë paratë e qytetarëve, që po përdoren nga kompanitë kontraktuese në ndërtimin e autostradës së Shkupit.

A di dikush ndonjë investitor anglez që ka ardhur në 2015? Jo, sigurisht që jo! Nuk ekziston, jo vetëm anglez, por asnjë.

4) Po ikin investimet nga minierat, që ashtu kështu nuk kishin fokus në pasurimin e xeheve, por shfrytëzimin e tyre intensiv.

5) Në patundshmëri, qiradhënie, por dhe në ndërtimtari ka rritje, por ajo vjen ekskluzivisht prej diasporës sonë, prej mërgimtarëve, dhe jo prej investitorëve të huaj. E për më shumë nuk ka asnjë shtesë në numrin e të punësuarve, veç 4000 vetëve, që ka deklaruar qeveria (prapë ndoshta me hamendje pa asnjë dëshmi)

Jo zonja e zotërinj, qytetarët e Kosovës kësaj radhe nuk e besojnë këtë, në këtë formë, ku janë 0dëshmitë, emrat, datat shumat, objektet, etj.

6) Kosova, po bie në klasifikimin botëror të Bërjes së Biznesit pas ngritjes së realizuar nën udhëheqjen e resorit të Tregtisë prej zonjës Kusari. Qytetarët tani më lexojnë dhe logjikojnë”, përfundojnë pikat për të cilat ju garanton Pacolli.

Ai thotë se është e vërtetë që po manipulohet me raportet e qeverisë, duke shtuar më poshtë një analizë për të kuptuar më shumë se si qeveria kërkon të luajë me ndjenjat e njerëzve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës