Ambasadori nënshkruan projektet në luftimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Ambasadori i Kanadasë në Kosovë, Daniel Maksymiuk, nënshkruajti sot pesë marrëveshje për grante me përfaqësuesit OJQ-ve vendore: Lëvizja FOL, Shoqata për Edukim dhe Përkujdesje Familiare (AEFC), ProActive, Open Data Kosova dhe Qendra për Ndihmë Ligjore dhe Zhvillim Rajonal (CLARD).
Fondi Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI) do të mbështesë projektet e përzgjedhura, si rezultat i të cilave do të themelohet Qendra Open Data për luftimin e korrupsionit, do të organizohen sesione edukuese si masë preventive për martesat e hershme dhe të detyruara, do të mbahen trajnime me fokus në përmirësimin e të drejtave të njeriut, do të mundësohet qasje e shtuar në asistencë ligjore dhe sociale për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në familje, si dhe do të zhvillohet një aplikacion për telefonat mobilë me qëllim identifikimin e rasteve të dhunës në baza gjinore.
“Interesi i madh për Fondin Kanadez demonstron që ekziston nevoja për programim shtesë të granteve të vogla në Kosovë. Unë shoh potencial të madh për forcimin e relacioneve tona dhe rritjen e angazhimit tonë në Kosovë. Programi i Fondit Kanadez është një nga shumë mjetet që do të na ndihmojë të arrijmë këtë.” komentoi Maksymiuk.
CFLI, paraqitur në Kosovë vitin e kaluar, është një-program i grant-dhënies menaxhuar dhe mbikëqyrur nga Ambasada e Kanadasë, dizajnuar për të mbështetur projekte të vogla dhe të mesme, afat-shkurtëra por me ndikim të madh në zhvillim lokal, të propozuara dhe zbatuara nga organizatat jo-qeveritare. CFLI do të ofrojë mbi 80,000$ në mbështetje direkte dhe të menjëhershme për projekte të vogla në fushat: parandalimi i dhunës në baza seksuale dhe gjinore, mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përfshirë këtu grupet më të ndjeshme si minoritetet seksuale, fuqizimi i qeverisjes ekonomike dhe parandalimi i martesave të të miturve, të hershme dhe të detyruara.