Preteni: Korrupsioni të raportohet edhe nga qytetarët

E publikuar: 11/12/2015 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni, ka thënë se qytetarët duhet të bashkëpunojnë me organet kompetente dhe ta raportojnë korrupsionin.

Ai ka bërë me dije se mungesa e transparencës dhe llogaridhënies është faktori kryesor që korrupsioni po vazhdon të mbetet i pazvogëluar dhe i pahetuar.

Preteni ka thënë se Kosova i ka të gjitha institucionet dhe legjislacionin gati të kompletuar për ta luftuar korrupsionin por, sipas tij, problemi kryesor është faktori njeri.

“Qytetarët nuk po bashkëpunojnë në nivelin e duhur dhe zyrtarët e mekanizmave që kanë për mision luftën kundër korrupsionit nuk po ftohen të raportojnë për punën e tyre”, ka thënë Preteni në një bisedë për “Epoka e re”, duke bërë thirrje që gjykatat në Kosovë të fuqizohen.