E moshuara nga 91¬vjeçare nga fshati Fang i Mirditës, e cila jetonte në kushte të varfërisë ekstreme, krejt e vetme dhe pa energji elektrike është ndarë sot nga jeta, raporton Panorama.
Barbulla Pepa, e cila rreth një muaj e gjysmë më parë i bëri apel qeverisë që t’i rilidhte energjinë e elektrike nuk mundi ta përballonte dot këtë dimër të ftohtë, krejt e vetme. Kanë qenë fqinjët e të moshuarës të cilët e kanë gjetur atë të pajetë brenda, banesës, që vetëm emrin kishte të tillë.
Apeli i 91vjeçares, e cila jetonte e vetmuar nuk e mori vëmendjen e institucioneve, të cilat heshtën përballë varfërisë së saj, duke mos i dhënë asnjë ndihmë.
Aktivisti Besjan Pesha ka reaguar në Fb për këtë ngjarje dhe për vdekjen e një të moshuari tjetër, duke lëshuar akuza të rënda ndaj qeverisë. “Sot nje 67 vjecar qe kurohej nga zemra vdiq ne QSUT sepse shkoi vete te blinte ushqime ne market dhe nje e moshuar vdiq nga te ftohtet sepse i mungonte energjia elektrike e prere nga OSHEE. Rama thote qe po ben shtet. Por shteti detyre primare ka te siguroje jeten e shtetasve te vete. Nje shtet qe deshton ne kete detyre nuk eshte me i tille. Ndersa eshte i zene perdite duke luajtur lufterash me te ngjashmit e vete, njerezit ne kete vend po vuajne. Njerezit ne kete vend po vdesin. Njerezit ne kete vend kane frike nga shiu se permbyten. Kane frike nga i ftohti se vdesin. Kane frike nga semundjet se i marrin. Kane frike nga vete shteti se i merr katandine. Ky nuk eshte shtet! Ky eshte nje palo vend i ndertuar mbi ca palo themele, i drejtuar nga ca palo njerez qe rruges per ne pushtet kane humbur cdo ndjenje njerezore. Kane harruar cdo te thote te sherbesh per te bere mire, per te ndertuar, per ti bere te tjeret te lumtur. E kjo vlen per te gjithe. Ju dh*efsha mu ne shtet! Ju dh*efsha mu ne politike!”, – shkruan Pesha.