Një femër është arrestuar në Gjilan si e dyshuar se ka rekrutuar femra për në Gjermani me qëllim të shfrytëzimit të tyre për shërbime seksuale.
Sipas raportit policor e dyshuara është arrestuar dje nën dyshimin se e njëjta në bashkëpunim me disa të dyshuar të tjerë, kanë rekrutuar femra në Gjermani me qëllim të shfrytëzimit të tyre për shërbime seksuale.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.