Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se nuk e ndjen veten tradhtar kur u largua nga blloku VLAN për të bërë koalicion me PDK-në me të cilën kanë formuar koalicionin qeveritar.
Mustafa ka deklaruar se në asnjë rast nuk i ka ikur marrëveshjes sipas të cilit i është dashur të marrë përgjegjësi për themelimin e Gjykatës Speciale si dhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, transmeton ksp nga rtv21.
Krejt këto Mustafa thotë se janë bërë me rekomandim të bashkësisë ndërkombëtare dhe presidentes Atifete Jahjaga.