Zharku i arratisur, merr pjesë në aktivitetet e Qeverisë së Kosovës në Suedi (Video)

09.12.2015 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zharku i arratisur, merr pjesë në aktivitetet e Qeverisë së Kosovës në Suedi (Video)

I ikur nga drejtësia e Kosovës, Xhabir Zharku e ka festuar 28 Nëntorin në një manifestim që është organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare e Suedisë, që është pjesë e Ministrisë së Diasporës.

KTV-ja merr vesh se ai është ftuar aty nga udhëheqësit e kësaj organizate qeveritare. Ministria e Diasporës ka thënë se të gjitha aktivitetet janë të hapura për të gjithë bashkë-atdhetarët.

Ditët e viteve në arrati, Xhabir Zharku po i shfrytëzon duke u socializuar maksimalisht me bashkatdhetarët në Suedi.

I dënuar me 3 vjet burgim në Kosovë, i arratisuri Zharku ka marrë pjesë së fundi në një aktivitet qeveritar, transmeton Koha.net.
Zharku shihet në këto fotografi në manifestimin për shënimin e festave të nëntorit në Qendrën Kulturore në Suedi në qytetin Halmstadt.

Stema e Qeverisë së Republikës së Kosovës i rri mbi kokë të dënuarit Zharku.
Kjo pasi që Qendra Kulturore e Suedisë është organizatë që financohet nga Ministria e Diasporës e Qeverisë së Kosovës.
Në fotografitë e manifestimit shihet vazhdimisht edhe Hajdin Abazi, ish-zëvendësministër i Kulturës nga PDK-ja.

Në një përgjigje me shkrim, Ministria e Diasporës ka thënë se qendrat janë të pavarura në aktivitete dhe se nuk ka selektim se kush mund të hyjë aty.

“Qendrat Kulturore në Diasporë janë të themeluara nga Ministria e Diasporës dhe janë në shfrytëzim edhe nga diaspora shqiptare gjithandej, ku në raste të caktuara bëhen edhe promovime të librave e ekspozita të pavarura në hapësirat e qendrave.

Sipas ligjit, ato funksionojnë duke u bazuar në legjislacionin e vendeve, ku janë të themeluara dhe gjithashtu të gjitha aktivitetet janë të hapura për bashkatdhetarët, por edhe për vendasit, prandaj nuk ka selektim te dera kush guxon e kush nuk guxon të futet në këto aktivitete.”

Megjithatë, KTV-ja merr vesh se ftesa zotit Zharku për pjesëmarrje, ku ishte promovuar edhe një libër, i është bërë nga udhëheqës të qendrës qeveritare.

Ish-kryetarit të Kaçanikut, që është pjesë e PDK-së, Gjykata Supreme ia kishte vërtetuar dënimin me 3 vjet burgim në maj të 2012-ës, kur ai kishte arritur të udhëtonte për në Suedi pa u kapur nga autoritetet vendase. Ai është dënuar me 3 vjet burgim për detyrim dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata në Ferizaj, që e kishte dënuar Zharkun, kishte thënë në vitin 2014 se Ministria e Drejtësisë e kishte informuar se Zharku nuk mund të ekstradohet për shkak se ka shtetësi suedeze.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës