Këshilli Kombëtar për Investime miraton 39 projekte infrastrukturore në vlerë prej 2.4 miliardë€

09.12.2015 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Këshilli Kombëtar për Investime miraton 39 projekte infrastrukturore në vlerë prej 2.4 miliardë€

Këshilli Kombëtar për Investime ka mbajtur sot takimin e dytë gjatë të cilit miratoi Listën Prioritare të Projekteve Infrastrukturore të përbërë nga 39 projekte në fushën e transportit, energjisë dhe mjedisit e cila do t’i përcillet për miratim Qeverisë së Kosovës.
Me këtë rast, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka bërë të ditur se pesë muaj pas mbajtjes së takimit konstituiv të këtij këshilli, është arritur që me një punë intensive të hartohet programi prej 400 faqesh i investimeve infrastrukturore i përbërë nga 39 projekte: 11 në fushën e transportit, 13 të energjisë dhe 15 në fushën e mjedisit në vlerë prej 2.4 miliardë euro.

“Kjo është hera e parë që institucionet e Kosovës kanë arritur të përgatisin një program të qartë të investimeve infrastrukturore për dekadat në vijim. Çdo projekt i identifikuar është vlerësuar sipas kritereve të dakorduara me BE-në dhe është ranguar sipas rëndësisë strategjike dhe kontributit në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Po ashtu, çdo projekt ka kaluar edhe nëpër fazën e vlerësimit të pjekurisë për investime dhe fillimin e punimeve”, ka informuar ministri Çollaku.
Sipas tij, kjo listë e projekteve do të shërbej si udhërrëfyes për investimet e ardhshme infrastrukturore në Kosovë dhe bazë për orientimin e shpenzimeve buxhetore, asistencën e donatorëve dhe negociatave financiare me Bankat zhvillimore.
Ndwrsa, ministri i Financave. Avdullah Hoti, foli për aplikacionet e Qeverisë së Kosovës për përfitim nga raundi i ardhshëm i Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimorë (WBIF) dhe njoftoi se në kuadër të përvojës së suksesshme në WBIF, në raundin e 14 – të hapur në gusht 2015 janë aprovuar aplikacionet si dizajni detal dhe dokumentacioni i tenderit për fazën e dytë të rehabilitimit të linjës hekurudhore 10, dizajni detal dhe dokumentacioni të tenderit për Fushë Kosovë –Merdare që përfshinë fazën e dytë të linjës hekurudhore si dhe vazhdimi projektit ekzistues për studimin e fizibilitetit për kanalin e Lepencit.
“Sa u përket aplikacioneve për raundin e ardhshëm, respektivisht raundin 15 të WBIF për muajin janar ju njoftojmë se Ministria e Financave dhe Ministria e Integrimit Evropian në koordinim të plotë me të gjitha ministritë të cilat kanë mundësi për përfitim sipas kushteve të WBIF kanë identifikuar aplikacionet nga ministritë dhe ndërmarrjet publike duke u bazuar edhe në prioritetet e Qeverisë së Kosovës për ti dërguar në raundin e 15 të WBIF”, ka theksuar Hoti.
Gjatë këtij takimi, Këshilli po ashtu ka diskutuar edhe veç e veç listat prioritare të projekteve bazuar në tri sektorët, atë të transportit, energjisë dhe mjedisit të cilat u prezantuan nga ministrat përkatës. Njëkohësisht Këshilli ka mbështetur edhe 2 aplikacionet për raundin e ardhshëm të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimorë.
Rikujtojmë se vitin e kaluar, nën udhëheqjen e Kancelarës Angela Merkel u organizua takimi i Ballkanit Perëndimor në Berlin me qëllim të dakordimit të prioriteteve rajonale për investime infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor e njohur si “Connectivity agenda”.
Pas takimit të Berlinit, janë mbajtur edhe 3 takime të tjera, gjegjësisht takimi i Beogradit, Prishtinës dhe i Brukselit derisa progresi u konsolidua me Samitin e Vjenës që u mbajt në gusht të këtij viti. Në kuadër të takimeve “Western Balkan 6” vendet e Ballkanit Perëndimor ishin dokorduar për themelimin e Këshillave Kombëtare për Investime, obligim ky që ka rrjedh nga procesi i Berlinit.
Këta këshilla janë platforma përmes së cilave do të diskutohen planet e financimit për secilin hap të ndërlidhur me projektet nga Lista Prioritare e Projekteve Infrastrukturore. Për këto projekte BE-ja ka paraparë afro 1 miliard euro në kuadër të procesit të Berlinit.
Projekti për Rehabilitimin e Linjës 10 hekurudhore është projekt i parë i cili do të zbatohet nga agjenda e Berlinit. Kosova ka përfituar grantin e parë në vlerë prej 40 milion euro nga BE, për fazën e parë të projektit, si dhe është nënshkruar kredia prej 39.9 milion euro me EBRD dhe 42 milion euro me EIB. Kosova do të aplikoj për grant të dytë nga BE në vlerë prej 40 milion euro. Punimet në linjën 10 pritet të fillojnë në dhjetor 2016.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës