Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale së bashku me Ambasadën Gjermane dhe në bashkëpunim me GIZ-in, kanë hapur panairin për “Punësimin e të rinjve”, ku janë të lira 300 vende pune.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi ka shkruar në Facebook se janë të lira 300 vende pune dhe shumë mundësi për praktikë.
“Sot së bashku me Ambasadën Gjermane dhe në bashkëpunim me GIZ-in, hapëm panairin e punës në kuadër të projektit “Punësimi i të rinjve”
Për momentin janë mbi 300 vende të lira pune dhe shumë mundësi për praktikë
Panairi është i hapur dhe mbahet në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës, dhe paraqet një mundësi të shkëlqyeshme për gjithë punëkërkuesit”, ka shkruar Abrashi në Facebook.
Mbi 300 vende të lira pune në panairin ‘Punësimi i të rinjve’
NGA KATEGORIA