Paviçeviq: Terrorizmi kundër serbëve në Kosovë duhet të ndalet

E publikuar: 08/12/2015 22:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Oficeri për ndërlidhje i Qeverisë së Serbisë në Kosovë Dejan Paviçeviq thotë se “sulmet në Gorazhdec e Sërbobran janë akte terroriste kundër popullit serb”.

“Ky akt terrorist është drejtuar kundër popullit serb, kjo është e tmerrshme dhe kjo gjë duhet të ndalet”, ka thënë Paviçqeviq për tv Most, transmeton Koha.net.

Paviçeviq në fshatin e të kthyerve serbë, në Sërbobran tek Istogu, ka biseduar me të kthyerit dhe “sulmin e mbrëmshëm në qoshk e ka quajtur akt terrorist”.

E ashtuquajtura kryeshefe e të ashtuquajturit qark të Pejës Vinka Radosavleviq ka apeluar te bashkësia ndërkombëtare që të jetë e vetëdijshme me problemet që kanë serbët e “Metohisë” dhe t’i mbrojë ata derisa sa të mos bëhet vonë.

Pronarja e lokalit Dana Simonoviq në momentin e sulmit kishte qenë me fqinjën në qoshk, dhe, sipas saj, ka qenë fat i madh që asnjëri nga plumbat s’i kishte goditur.