Policia nuk nis hetime për gabimin që bëri

E publikuar: 08/12/2015 19:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës nuk e ka në plan të nisë hetime për gabimin e bërë kur javën e kaluar kishte bastisur shtëpinë e një pjesëtareje të Agjencisë së Kosovë në aksionin që për qëllim kishte kapjen e terroristit Lavdrim Muhaxheri, raporton KTV.

Përveç që policia ka mohuar faktin se ka përgjuar ndonjë nga zyrtarët e AKI-së, nuk ka dhënë as detaje se çfarë do të ndodhë me zyrtarët policorë që zbuluan vendin e punës dhe identitetin e zyrtares së AKI-së, trasneton Koha.net.

“Policia e Kosovës dhe AKI-ja kanë bashkëpunim të mirë mes veti dhe falë bashkëpunimit të ndërsjellë, të suksesshëm, kemi arritur rezultate pozitive në fushën e parandalimit dhe luftimit të krimit në përgjithësi, e në veçanti në luftën kundër terrorizmit”, thuhet në përgjigjen që zyrës për Informim të Policisë së Kosovës dhënë KTV-së.

Por Bashkim Zeqiri, njohës i fushës së sigurisë thonë se personat që ngatërruan këtë aksion duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të nisin hetime ndaj tyre.

Ndërkohë anëtarët e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së thonë se do të kërkojnë informacione të sakta për këtë veprim.