Faton Topalli është arrestuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur vetë Topalli me anë të një statusi në rrjetin social FaceBook, transmeton Gazeta Tribuna.
Më poshtë lexojeni të plotë reagimin e Topallit:
Para gjysmë ore hyra në Kuvend për t’i kryer detyrat që më takoj unë si deputet. Tani policia nuk më lë të dal nga Kuvendi. Nuk më thanë asnjë arsye pse nuk mund të dal. Momentalisht jam i arrestuar brenda Kuvendit. Kryeministri Mustafa po feston një vjetorin e pushtetit të tij përmes arrestimit të deputetëve të opozitës. Po në rrugën tonë për Republikën e Kosovës nuk mund të na ndal askush.