Tiranë: Protestë për rrëzimin e qeverisë

08.12.2015 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tiranë: Protestë për rrëzimin e qeverisë

Nën organizimin e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare në Shqipëri, në sheshin qendror të Tiranës po mbahet një protestë, në kërkim të rrëzimit të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u tha të pranishmëve në protestë se qeverinë duhet rrëzuar, duke qenë se “është e zhytur në korrupsion, dhe po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët”.

Gjatë fjalimeve të përfaqësuesëve të opozitës, ka patur disa incidente të vogla.

Disa prej protestuesëve janë shoqëruar në polici, pasi kanë thyer kordonin e policisë. Ndërkohë është goditur me vezë dhe baltë godina e kryeministrisë.

Gjithashtu janë ndezur edhe disa fishekzjarre me ngjyra, por policia i ka lokalizuar këto incidente të vogla.

Një ditë më parë, zoti Basha ka ftuar edhe të rinjtë, “ashtu si studentët e 8 dhjetorit të vitit 1990, të marrin në dorë të ardhmen e Shqipërisë dhe jo të largohen”.

Qëllimi i protestës, thonë organizatorët, është një reagim qytetar, për rrëzimin e qeverisë me protestë paqësore, e cila nis sot, por edhe mund të vazhdojë në ditët në vazhdim, duke shpënë në mosbindje civile.

Sipas organizatorëve, “do të jetë një qëndresë paqësore ajo që do të detyrojë qeverinë të tërhiqet dhe të cojë në krijimin e një qeverie teknike, e cila do të shpjerë vendin në zgjedhje të parakohshme”.

Autoritetet e rendit kanë marrë masa të larta sigurie. Mbi 1500 policë kanë marrë përsipër mbarëvajtjen e qetë të kësaj proteste, ndërkohë që kordoni i parë i policisë përballë protestuesëve, janë oficere femra.

Ndryshe, kjo protestë zhvillohet në 25 vjetorin e nisjes së lëvizjes studentore në Shqipëri, që solli rrëzimin e sistemit komunist dhe vendosjen e sistemit pluralist.

Ndërkohë, rreth orës 10.00 të paradites, presidenti i Republikës, Bujar Nishani organizoi një konferencë ndërkombëtare me titull “Shqipëria dhe Evropa, 25 vite nga rënia e komunizmit”, ku ishin të pranishëm të gjithë krerët më të lartë të vendit.

Gjatë kësaj Konference, u përcollën mesazhet e urimit nga Papa Françesku, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës