Jahjaga: Nuk lejojmë që incidentet e tilla të acarojnë raportet ndëretnike në Kosovë

E publikuar: 08/12/2015 00:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga ka dënuar incidentet në fshatin Gorazhdevc të Pejës.
Jahjaga përmes një postimi në Facebook ka theksuar se nuk do të lejojmë që incidentet e tilla të acarojnë raportet e përmirësuara ndëretnike në Kosovë.
Lexoni postimin e plotë:
Dënoj incidentet në fshatin Gorazhdevc. Duke mos paragjykuar motivin e një akti të tillë, theksoj se nuk do të lejojmë që incidentet e tilla të acarojnë raportet e përmirësuara ndëretnike në Kosovë. Policia e Kosovës dhe organet e rendit tashmë janë mobilizuar për të sjellë kryesit e kësaj vepre para drejtësisë dhe ftoj qytetarët e Kosovës të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti.