Krasniqi i drejtohet me letër publike Mustafës, Jahjagës e Veselit

05.12.2015 17:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Krasniqi i drejtohet me letër publike Mustafës, Jahjagës e Veselit

Ish kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi u ka drejtuar letër publike kryeministrit Isa Mustafës, presidentes Atifete Jahajga dhe kryeparalamentarit Kadri Veselit. Krasniqi në letrën e tij publike u ka kërkuar tre udhëheqësve institucional që të mos injorohet opozita dhe zëri qytetar duke injoruar ata. Ai thotë se udhëheqësit duhet hapur dialogun përmbajtësor për ta përmbyllur krizën politike siç thotë ai njëvjeçare.
Në letrën e Krasniqit ndër të tjera thuhet që çdo vonim e neglizhim për dialog rrezikon përshkllëzimin e situatës në vend. Ai thotë se peticioni dhe dy manifestimet e organizuara nga opozita, nuk duhet mënjanuar, ku sipas Krasniqit po bëhet fjalë për dy marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

A PO E VËRENI?
E shkruar nergut për drejtuesit e tri institucioneve politike të Kosovës

Kur në vitet e vështira 1991 – 1997, 1998 e 1999, kishte nisur bashkimi i luftëtarëve kombëtar, ndonëse jo në përmasat e duhura, pasi kishte njerëz që prisnin që të tjerët ta merrnin zjarrin e çlirimit tonë, Komandantin Legjendar na tha: Lirinë tonë, çlirimin e pavarësinë e sjellin armët tona, guximi ynë, gjaku e jetët tona. A nuk e pamë deri me sot se pa gatishmërinë tonë për vetëflijim( e jo me pacifizëm), nuk do t’na ndihmonin as Amerika e as BE-ja?

Ne, dëgjuam fjalën dhe amanetin e Komandantit, dëgjuam testamentin e rilindësve në krye me Sami Frashërin se “të bashkuar e bëjmë të mundshme edhe të pamundshmen”. A nuk ishte për shumë ke në Kosovën e pas Luftës së Dytë Botërore, i pamundshëm çlirimi ynë? Kjo u vinte edhe nga frika (sot po dua t’i mirëkuptoj), por lypsej guximi si i Gjergj Elez Alisë që edhe me nëntë plagët në trup, të ndeshej me Bajlozin e Detit! Nuk ishte i lehtë çlirimi ynë, por duhej guximi ynë për tu përballur me armikun tonë të egër, për të fituar aleatë e partnerë për të realizuar ëndrrën për liri, çlirim e pavarësi. Shpesh nuk na ka ardhur mirë, kur Bizmrku i kishte pas thënë delegacionit tonë ne Kongresin e Berlinit, se “duhet derdhur okë të shumta gjaku për të bërë shtetin”, por, atë gjë, ai ua thoshte, ndonëse në një formë tjetër edhe gjermanëve të Prusisë.

Kur më 30 shtator të vitit 1863 u emërua kancelar i Prusisë, në fjalimin e tij, ndoshta më të mirin tha:”Gjermania nuk shikon në liberalizimin e Prusisë, por në forcën e saj…. Çështjet dhe problemet e mëdha kombëtare, nuk do të zgjidhen me fjalime dhe rezoluta të shumicës, por me hekur dhe gjak”. Po ta modifikonim në kushtet dhe rrethanat tona, Kryeministri ynë do të duhej të thoshte: shqiptarët nuk duhet të presin nga politikat e pritjes a pacifiste e jona, nga shumësia e fjalëve dhe e numrave në Kuvend, as nga arrestimet e burgosjet e opozitës, por nga guximi dhe vendosmëria për të marrë vendime të guximshme për kombin. Në vendime të tilla e jo në nënshtrim, tregohet lideri i një vendi a kombi. Ndërkaq, Kryeministrit tonë dhe drejtuesve të tjerë të shtetit, nuk u kërkohet as guximi i Gjergj e Elez Alisë, as i Adem Jasharit, as fjalimi programatik i Bizmarkut, këtyre të tanëve u kërkohet një tërheqje për të zhvilluar një dialog me opozitën, duke pasur sy e veshë hapur, për të parë e dëgjuar se nga duhet ecur kombi në këto momente.

Kryeministri Mustafa, Kryeparlamentari Veseli dhe Presidentja Jahjaga (renditjen e bëra sipas fuqisë faktike e jo asaj Kushtetuese), nuk duhet ta shtinë si struci nga rreziku kokën në zall, por lypset “sahat e më parë”, ta hapin dialogun përmbajtjesor për ta mbyllë një herë e mirë krizën politike më shumë se njëvjeçare. Këta njerëz nuk mund ta injorojnë opozitën e as kërkesat e saja, nuk mund t’i injorojnë mbi 200.000 nënshkrimet e qytetarëve, nuk mund ta injorojnë manifestimin protestues të 28 Nëntorit dhe as ketë të 5 dhjetorit 2015 në Gjakovë.

Ju drejtues të shtetit duhet ta kuptoni, e s’di sa po e vëreni, çdo vonim e neglizhim për dialog, përmbajtjesor rrezikon përshkallëzim e përkeqësim të situatës. Ju duhet ta dini, e sidomos duhet ta e dinë Kryetari i Kuvendit, se nuk duhet shumë numra për të bërë veprime përshkallëzuese! Ai e dinë mirë ketë, nëse nuk ka harruar! Duhet ta nxirrni një mësim nga e kaluara e afertë! Ju duhet ta dini, se edhe kështu jeni vonuar që vendit e kombit t’ia jepni zgjidhjen e duhur! Mos hezitoni për veprime të mençura!
Shpresoj dhe dua të besoj në mirëkuptim!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar