Dy muajt që do ta trondisin skenën politike në Kosovë

04.12.2015 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dy muajt që do ta trondisin skenën politike në Kosovë

Për shkak të dëshirës së zjarrtë për t’u bërë President, Hashim Thaçi, kryetar i PDK’së, në muajt e parë të vitit të ardhshëm, pritet që t’i hapë rrugën Ramush Haradinajt për të ardhur në Qeveri. Kontaktet për këtë tashmë janë bërë. Gjithashtu ka lëvizje pozitive edhe për dy marrëveshjet e kontestuara.
Albert Ajnshatajn ka thënë: Nëse nuk mundesh ta zgjidhësh një problem prej një konteksti, atëherë zgjeroje kontekstin.

Kjo mund të jetë logjika që do ta zhbllokojë situatën katastrofale politike në vend.

Opozita në njërën anë dhe pushteti në anën tjetër, ka muaj që njëri -tjetrin po e shikojnë vetëm përmes gazit lotsjellës. Mos të flasim për nivelin e akuzave dhe të fyerjeve – do të konsideroheshin të ulëta edhe për gjimnazistët. Megjithatë, edhe përkundër kësaj gjendje, në dukje shumë të rëndë, dy partitë kryesore, ose dy partitë me më së shumti përgjegjësi në garë, PDK dhe AAK, po mendojnë për një plan shumë më afatgjatë. Për një partneritet qeverisës – por duke i zgjidhur, ose duke i quajtur të zgjidhura, dy marrëveshjet, ose mosmarrëveshjet, që po e mbajnë të bllokuar vendin. Asociacioni me Serbinë dhe Demarkacioni me Malin e Zi.

Burime të sigurta të Gazetës Express kanë treguar që Kryetari i PDK’së, gjatë vizitës së tij të rrufeshme në Mal të Zi, ka diskutuar me mikun e tij, Millo Gjukanovic, për mundësinë e shtimit të një aneksi, në marrëveshjen iniciale, të nënshkruar në Vjenë.

Sipas asaj çfarë është biseduar në takim Gjukanovic – Thaçi, thuhet se është përcjell kërkesa e z. Haradinaj, që marrëveshja për demarkacionin të mbetet në fuqi, për që në aneks marrëveshje të përmirësohet kufiri në disa pika.

Në anën tjetër marrëveshja për Asociacionin vazhdon të mbetet pika më e rëndë, por që akterët në ketë garë, sidomos pas vizitës së Sekretarit Kerry, janë të bindur që kjo nuk është një çështje që mund të rishikohet shumë lehtë.

“Do të pritet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë një burim, sipas të cilit, në momentin që zgjidhet konflikti për demarkacionin ekziston mundësia që opozita të heq dorë prej kërkesave maksimaliste.

Gazeta Express ka mësuar se pasi palët të merren vesh për asociacionin dhe demarkacionin, atëherë do të kemi një situatë krejtësisht të re politike.

“Ka komunikim direkt në mes Haradinajt dhe Thaçit”, ka mësuar gazeta prej disa burimeve.

“Po mendohet shumë seriozisht që në momentin kur do të fillojë procedura për zgjedhjen e Thaçit President të fillojë edhe procedura për një koalicion shumë më të gjerë qeveritar. AAK’së do t’i jepet pushtet i madh në Qeveri”, ka treguar një burim i mirë informuar.

Sigurisht që Haradinaj këtë herë nuk do të mund të mashtrohet lehtë nga Thaçi, siç ka ndodhur së paku dy herë, vitet e fundit. Herën e parë kur Haradinaj u kthye nga Haga, i cili u pritet nga Thaçi me tepih të kuq në Aeroportin e Prishtinës. Dhe herën e dytë verën e kaluar, kur e kishte joshur për pozitën e Kryeministrit, duke ja dhënë në fund Isa Mustafës.

“Haradinaj këtë herë e di pikën e dobët të Thaçit. Ai është i sigurt që Thaçi po vuan shumë që të bëhet President i vendit. Dhe atë me përkrahje të gjerë”, tha një burim i Gazetës Express.

“Për ketë arsye Haradinaj nuk do ta shes lirë lëkurën e tij”.

Burimet flasin që është biseduar për një rishikim rrënjësor të koalicionit. Nuk dihet edhe më tutje se kush do të jetë Kryeministër, pasi Thaçi të bëhet President, por ajo që dihet është se AAK’së po i ofrohen pozita të rëndësishme qeveritare.

Se diçka po ndodh, mund ta vëreni edhe në statusin e zbutur të z. Thaci, të postuar tash së fundmi në FB. Derisa para disa ditësh Thaci i quajti veprimet e opozitës akte kriminale dhe banditeske, tash ai shkruan: “Gjërat që i bashkojnë partitë politike në vend janë shumë më të mëdha, se sa gjërat që na dallojnë”. Në postimin e tij Thaçi nuk flet për banditë dhe kriminel, siç bëri disa herë gjatë kësaj krize.

Gjithashtu, për AAK’në, është tepër e rëndësishme që në ditët në vijim të lirohen të gjithë të ‘burgosurit politik”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar