Mehmeti: Këshill mbipartiak, front kundër së keqes shqiptare në Maqedoni

03.12.2015 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mehmeti: Këshill mbipartiak, front kundër së keqes shqiptare në Maqedoni

Një front i ri opozitar pritet të lindë në Maqedoni.

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti pretendon të themelojë një Këshill mbipartiak, për të bashkuar opozitën shqiptare në Maqedoni.

Ai pretendon që në këtë front, për ta luftuar të keqën, të mblidhen ata që kanë mundësi të ndihmojnë në bashkimin e opozitës e jo ndonjë organ që do t’u shisnin mend partive.

Megjithëse thotë se nuk ka iluzion për ndryshime të mëdha, Mehmeti thotë se duhet dhënë mundësi, pasi në Maqedoni po rritet numri i njerëzve që nuk duan të votojnë dhe nuk ka më të dëmshëm sesa kur bëhet i pandjeshëm për fatin e vet dhe, sipas tij, ky është fundi i një shoqërie.

Mehmeti ka potencuar se nuk ka synim që Këshilli të shndërrohet në një subjekt politik, por që pjesëmarrja e tij në zgjedhje mund të bëhet nëse partitë opozitare e legjitimojnë atë.

“Ne nuk jemi parti politike. Asnjëherë këshilli nuk mund të bëhet subjekt politik, nëse partitë na e legjitimojnë atë të drejtë, nëse e vlerësojnë se këshilli është shumë objektiv, shumë i dobishëm, ne do të bëjmë çdo gjë që ato të na legjitimonin. Synimet nuk janë të fshehta, janë që forcat qeveritare dhe shoqëria t’i mbledhë në një front, pastaj duhet të vijmë te një platformë.”

Duke theksuar se nuk ka pretendime për ta udhëhequr Këshillin, ai ka thënë se po të kishte interesa personale, adresa që do të zgjidhte do të ishte BDI-ja.

Andaj thotë se propozimi i tij do të ishte që PDSH-së dhe BDI-së t’u ndalohej pjesëmarrja në Këshill, pasi ato i kthyen në këtë pozitë që janë dhe se Këshilli mbipartiak nuk mund të shndërrohet në një lavatriçe për pastrim.

Publicisti Mehmeti thotë se në Maqedoni ekziston një rrjet mafioz mes pushtetit dhe dy partive shqiptare.

“ Ne Maqedoni është vështirë të bëhet diçka. Vota e njerëzve kushton vetëm 10 euro, ne kemi një obligim ndaj një rinie nëse për asgjë ne duhet ta bëjmë punën tonë.

Nuk mund të hyhet në Qeverinë Maqedonase pa u përgjigjur në disa gjëra. Ne shqiptarët duhet më së pari të përgjigjemi se çfarë Maqedonie po duam. Nuk mund të ketë Maqedoni për shqiptarët sipas dëshirës së partive, por duhet të ketë Maqedoni të shqiptarëve që do të vendosë ai kuvend i shqiptarëve.”

Ai ka referuar që të bashkohen BDI-ja me PDSH-në, pasi, sipas tij, do të ishte më e logjikshmja kur dihet fakti se që të dyja janë bija të VMRO-së dhe kanë mbetur të ndara për ta gënjyer popullit dhe për t’i thënë se nuk kanë nevojë për subjekt të ri politik.

Mehmeti, në Rubikon, thotë se Maqedonisë i mungon substanca e shtetbërjes, pasi, sipas tij, ajo është shtet i dy ëndrrave kundërthënëse, asaj shqiptare dhe maqedonase.

Ndërsa thekson se në shtetin e tyre nuk është e vërtetë se vetëm politikanët u korruptuan.

“Te ne nuk është e vërtet se vetëm politikanët u korruptuan, u korruptuam edhe ne që shesim mend, ata na e mbajtën pulsin se çfarë duam, sepse ne jemi nevojtarë.”

Për shqiptarët në Ballkan është shprehur se pranuan një rol që nuk u ka takuar, atë të të qenit faktor kryesor për stabilizim dhe destabilizimi, derisa shqiptarët e Maqedonisë i quan viktima të vëllezërve të mëdhenj, Kosovës dhe Shqipërisë.

Kim Mehmeti, rastin “Kumanova” e ka cilësuar si diçka të çuditshme, që as sot e kësaj ditë nuk e kanë të qartë në ishte e montuar nga Qeveria Maqedonase, për çka është i bindur se ka fakte, ishte patriotike apo diçka tjetër, por është deklaruar se shqiptarët nuk mund të fillojnë luftëra e pastaj të ulemi edhe të bisedojmë se për çka po luftojnë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

PSD kërkon nënshkrime nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje, Molliqaj: Po garojmë për të qenë opozitë

PSD kërkon nënshkrime nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje, Molliqaj: Po garojmë për të qenë opozitë

Tragjedia në Durrës, gjykata cakton arrest me burg për Nikoll Radaçin

Tragjedia në Durrës, gjykata cakton arrest me burg për Nikoll Radaçin

ZRRE-ja merr vendim për të hyrat e operatorëve energjetikë

ZRRE-ja merr vendim për të hyrat e operatorëve energjetikë