Opozita nuk heq dorë, qeveria bën thirrje për debat në Kuvend

03.12.2015 16:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Opozita nuk heq dorë, qeveria bën thirrje për debat në Kuvend

Partitë politike opozitare në përbërje të Kuvendit të Kosovës — Lëvizja Vetëvendosje, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës — e kanë cilësuar si të rëndësishme për Kosovën, vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, mesazhet e të cilit gjithashtu i cilësuan si shumë të qarta.

Megjithatë, ata thonë se kur behët fjalë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, “nuk pajtohen me konstatimin se këto marrëveshje nuk e dëmtojnë Kosovën”.

Zoti Kerry, gjatë vizitës që i bëri Kosovës më 2 dhjetor, duke folur pikërisht për këto marrëveshje, tha se është “investuar shumë bashkërisht, për të lejuar që e ardhmja e Kosovës të vihet në rrezik”.

“Mos u gaboni. Nuk do të mbështesnim asnjë marrëveshje që do të rrezikonte sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë sekretari amerikan, John Kerry, në 2 dhjetor, në Prishtinë.

Driton Çaushi, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje tha për Radion Evropa e Lirë se si subjekt politik, “nuk janë në gjendje që të bejnë kompromis me Republikën”.

“Ne, jemi të bindur, bashkë me një shumicë dërmuese të qytetarëve të Kosovës, se këto marrëveshje nuk janë të pranueshme për shtetin e Kosovës dhe janë të rrezikshme për çfarëdo të ardhmeje prosperuese për shtetin e Kosovës. Ne besojmë se aktualisht është momenti i tillë kur nevojitet një reflektim dhe një veprim nga pushteti drejt kërkesave tona si opozitë”, tha Çaushi.

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate dërguar pas vizitës së zotit Kerry në Kosovë, konsideron se Kuvendi i Kosovës “është cenuar dhe është degraduar pikërisht përmes ushtrimit arrogant të pushtetit nga shumica”, e cila, siç thonë brenda kësaj Lëvizjeje, “po zhvillon një formë të diktaturës së numrave”.

“Ka qenë kjo shumicë që, në rastin e amendamenteve për Gjykatën Speciale, i ka përsëritur votimet në Kuvend, duke mos e respektuar vendimin e parë të këtij organi”, është thënë mes tjerash në komunikatë.

Edhe Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se marrëveshjet të cilat e dëmtojnë Kosovën duhet të shqyrtohen dhe t’u hiqen nënshkrimet, pasi që ato e dëmtojnë Kosovën në synimet e saja.

“Marrëveshjet në parim, kur krijojnë relacione mes shteteve, në normalizimin e marrëdhënieve dhe në krijimin e një atmosfere të mirë mes popujve janë të mira, por kur cenojnë interesat e brendshme, siç është rasti me dy marrëveshjet – ajo për demarkacionin dhe për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe – mendojmë se janë detaje të cilat e dëmtojnë mundësinë e avancimit të relacioneve”, tha Isufi.

Zoti Isufi tha Kosova është e interesuar që të ketë raporte të mira fqinjësore më të gjitha shtetet, por marrëveshjet që e dëmtojnë interesin e Kosovës nuk do të lejohen të zbatohen.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e qeverisë që është mbajtur të enjten, ka ftuar partitë politike opozitare që t’i kthehen punës në Kuvendin e Kosovës.

“Konsiderojmë se zgjidhja më e mirë është që [debati] të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, aty ku të gjithë deputetët, si përfaqësues të populli, të mund t’i japin vërejtjet, sugjerimet, propozimet e tyre”.

“Ne jemi të përkushtuar që të gjendet zgjidhja institucionale. Jemi të përkushtuar që më mos të ketë gaz lotsjellës në Kuvend, që ato fotografi të jenë fotografi të së kaluarës dhe që Kuvendi i Republikës së Kosovës të punojë në përbërje të plotë, të pushtetit dhe opozitës dhe në mënyrë demokratike të trajtojë të gjitha çështje që shtrohen para nesh”, tha Mustafa.

Opozita ka bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës, kryesisht duke hedhur gaz lotsjellës brenda Kuvendit, për më shumë se dy muaj, duke kërkuar që kryeministri dhe Qeveria e Kosovës të tërhiqen nga marrëveshjet me Serbinë dhe ajo me Malin e Zi.

Për shkak të këtyre veprimeve, në paraburgim po mbahet deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi dhe deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kurse në arrest shtëpiak janë edhe tre ligjnvënës të tjerë, Fisnik Ismaili dhe Ismail Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën, transmeton rel.

Policia mbetet në kërkim të edhe dy ligjvënësve të tjerë, gjithashtu nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e Faton Topalli, kundër të cilëve janë lëshuar fletarreste.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump në Ankara e rikthen temën e kontrollit të Grenlandës, thotë se SHBA mund t’i heq krejt trupat nga Europa

Trump në Ankara e rikthen temën e kontrollit të Grenlandës, thotë se SHBA mund t’i heq krejt trupat nga Europa

Supremja refuzon të gjitha ankesat, hapet rruga për certifikimin e rezultateve

Supremja refuzon të gjitha ankesat, hapet rruga për certifikimin e rezultateve

2.4 tonë drogë në Europë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

2.4 tonë drogë në Europë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

Kurti nga Greqia: Evropa përfundon në vijën e frontit në Ukrainë, autokratët i përkasin shekullit të gabuar

Kurti nga Greqia: Evropa përfundon në vijën e frontit në Ukrainë, autokratët i përkasin shekullit të gabuar

“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin

“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin

Rutte takon Von der Leyen: Kemi nevojë për këtë Evropë të fortë

Rutte takon Von der Leyen: Kemi nevojë për këtë Evropë të fortë

Pacolli: Të zbatohen vendimet e gjykatave dhe të lejohet operimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Pacolli: Të zbatohen vendimet e gjykatave dhe të lejohet operimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Aktakuzë për krime lufte në Vushtrri, ish-pjesëtari i MUP-it serb akuzohet për vrasjen e 71 civilëve

Aktakuzë për krime lufte në Vushtrri, ish-pjesëtari i MUP-it serb akuzohet për vrasjen e 71 civilëve

Terras pas takimeve në Prishtinë: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

Terras pas takimeve në Prishtinë: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

160 punëtorë të Trainkos ende pa paga, Sindikata kërkon ekzekutim të menjëhershëm

160 punëtorë të Trainkos ende pa paga, Sindikata kërkon ekzekutim të menjëhershëm

Maqedonci bën homazhe në Morinë: Dëshmorët janë themeli i Republikës së Kosovës

Maqedonci bën homazhe në Morinë: Dëshmorët janë themeli i Republikës së Kosovës

Osmani i reagon VLEN-it: S’keni asnjë kontribut për autostradën Shkup-Bllacë, kanë tentuar ta devijojnë trasenë

Osmani i reagon VLEN-it: S’keni asnjë kontribut për autostradën Shkup-Bllacë, kanë tentuar ta devijojnë trasenë

Rama publikon video: Po lirohen hapësirat publike

Rama publikon video: Po lirohen hapësirat publike

Arben Mustafa kritikon Muratin: Po mburret me stagnimin ekonomik, jo me zhvillimin

Arben Mustafa kritikon Muratin: Po mburret me stagnimin ekonomik, jo me zhvillimin

Konjufca pret eurodeputetin Riho Terras, kërkon vëmendje për aplikimin e Kosovës në BE

Konjufca pret eurodeputetin Riho Terras, kërkon vëmendje për aplikimin e Kosovës në BE

Avokati i Popullit nis hetimet rreth pretendimeve për keqtrajtimin e të arrestuarve në Gazimestan

Avokati i Popullit nis hetimet rreth pretendimeve për keqtrajtimin e të arrestuarve në Gazimestan