Mali i Zi së shpejti ratifikon marrëveshjen e demarkacionit me Kosovën

02.12.2015 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mali i Zi së shpejti ratifikon marrëveshjen e demarkacionit me Kosovën

Mali i Zi pritet që së shpejti të bëjë ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit e kufirit me Kosovën. Këtë e ka konfirmuar në një intervistë për mediat malazeze, ministri i Jashtëm, Igor Luksic, transmeton zeri.info

“Besoj se shumë shpejt Mali i Zi do të kompletojë ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Kosovën”, ka thënë ai.
Kosova ka përmbyllur procesin e demarkacionit me Malin e Zi, pas nënshkrimit të 26 gushtit në Vjenë.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi si dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni. Kurse për palën malazeze, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Igor Llukshiq, dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq, transmeton zeri.info

Po ashtu dëshmitarë të nënshkrimit ishin edhe kryeministri, Isa Mustafa si dhe kryetari i Malit të Zi, Fillip Vujanoviq.

Kryediplomati kosovar, Hashim Thaçi, pas nënshkrimit të marrëveshjes pati deklaruar se marrëveshja është në “përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e Presidentit Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Ndërkohë, subjektet opozitare (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma) kanë kërkuar nga Qeveria e Republikës që të anulohen dy Marrëveshjet, me Malin e Zi lidhur me demarkacionin si dhe atë për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun