Kërcënohen me vrasje inspektorët e arsimit

02.12.2015 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kërcënohen me vrasje inspektorët e arsimit

Dy inspektorët e kërcënuar kanë deklaruar për “Zërin” se i njëjti mësimdhënës i kishte kërcënuar edhe një ditë më parë (të hënën) në ambientin e Komunës së Obiliqit

Dy inspektorë të arsimit janë kërcënuar me likuidim fizik. Inspektorët Besa Halimi-Zagraxha dhe Sabri Sadriu kanë marrë kërcënimin të martën, rreth orës 08:30 të mëngjesit në zyrën e tyre, nga një mësimdhënës i komunës së Obiliqit.

Mësimdhënësi ka hyrë në zyrat e Inspektoratit, në Prishtinë, që ndodhen në objektin e Ministrisë së Arsimit, pranë objektit të Fakultetit Juridik dhe atij Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, duke kërcënuar me jetë të dy inspektorët, pasi që këta dy të fundit kishin filluar një ditë më parë një inspektim rreth ndarjes së orëve mësimore në shkollën e mesme profesionale “Hasan Tahsini”, në komunën e Obiliqit. Rasti është denoncuar edhe në Polici, ndërsa Drejtoria Komunale për Arsim (DKA) ka vendosur të shqyrtojë rastin në tërësi dhe më pas të dalë me vendim zyrtar.

Drejtori i zyrës së Departamentit të Inspektoratit të Arsimit në MASHT, Dëfrim Gashi, ka pranuar se dy inspektorë janë kërcënuar. Ai për “Zërin” ka thënë se për kërcënimin janë njoftuar edhe organet e rendit. Ndërsa, dy inspektorët e kërcënuar kanë deklaruar për “Zërin” se i njëjti mësimdhënës, identiteti i të cilët nuk është bërë publik nga MASHT-i, i kishte kërcënuar edhe një ditë më parë (të hënën), në ambientin e Komunës së Obiliqit dhe po ashtu kërcënimin e kishte përsëritur edhe të martën brenda institucioneve tjera të Kosovës – MASHT-it. /Zeri

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun