“Kosova e RE” do të prodhojë 500 MW energji elektrike, kryhet më 2021

01.12.2015 18:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Kosova e RE” do të prodhojë 500 MW energji elektrike, kryhet më 2021

Projekti i Termocentrali (PTC),“Kosova e RE”, është investim prej një miliard euro, i cili do të mundësojë të prodhohen 500 MW energji elektrike, tha ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Blerand Stavileci, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Gjatë raportimit të tij lidhur me ecurinë e realizimit të këtij projekti, ministri i MZHE-së po ashtu njoftoi se ky projekt mbështetet edhe nga Banka Botërore (BB), e cila do të jetë edhe garantuese e projektit.

Ministri Stavileci vuri në spikamë edhe sfidat që kanë hasur në realizimin e marrëveshjes për ndërtimin e TC ” Kosova e Re”, ndërkaq u shpreh se prioritet i tyre ka qenë që të sigurohet sasi e mjaftueshme e energjisë elektrike, me një çmim të përballueshëm për qytetarët.

Ndër përfitimet e tjera që sjell ndërtimi i këtij termocentrali, ministri vuri në dukje edhe numrin prej 10 mijë punëtorëve gjatë fazës së ndërtimit, e cila është parashikuar që të zgjasë deri në vitin 2021.
Kryetari i Komisionit, Muhamet Mustafa, pasi falënderoi ministrin për njoftimin lidhur me këtë projekt, kujtoi se përpjekjet për realizimin e tij janë më se 10- vjeçare.

Fjalë miradije për ministrin kishin edhe anëtarët e tjerë të komisionit, të cilët në mënyrë unanime vlerësuan si të arritur të ministrisë realizimin e këtij projekti.

Në këtë mbledhje, komisioni ka miratuar edhe raportet me rekomandime të tri projektligjeve: Projektligjit për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Projektligjit për Dizajnin Industrial dhe të Projektligjit për treguesit gjeografik dhe emërtimet e origjinës.

Në fund, të këtij takimi, ndërkaq, si pikë e re e rendit të ditës është futur edhe Propozim-vendimi i Qeverisë, lidhur më emërimin e anëtareve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Anëtarët e komisionit, pasi shqyrtuan listën e kandidateve të propozuar nga Qeveria për anëtarë të Bordit të AKP-së, vendosën që Kuvendit t’ia paraqesë këtë rekomandim: të propozuarit e Qeverisë: Petrit Gashi, kryesues, Hasime Mazreku, Hamdi Jaha, Skënder Komoni, Ismail Januzi, Haxhi Arifi, Ranko Gjokiq dhe Bajram Zejnullahu, të emërohen anëtarë të AKP.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun