Analistët: Prapa krizës politike “fshihet” Gjykata Speciale

01.12.2015 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Analistët: Prapa krizës politike “fshihet” Gjykata Speciale

Kriza politike e krijuar në Kosovë edhe mund ta ketë në vete tendencën për shtyrjen e themelimit dhe funksionalizimit të Gjykatës së Veçantë për krime lufte, thonë analistët politikë në Prishtinë.

Destabilizimi dhe imponimi si faktor politik, sipas analistëve, u shkon për shtati shumë figurave të fuqishme politike në pushtet dhe opozitë, të cilët mund të presin të jenë të shënjestëruar nga Gjykata për krime lufte.

Analisti i çështjeve politike, Halil Matoshi, vlerëson se në prapavijë të krizës së krijuar, qëndrojnë figurat politike si nga partitë në pushtet, ashtu edhe ato në opozitë, që kanë probleme me drejtësinë ndërkombëtare.

“Imponimi si faktor, qoftë si destabilizues në vend i disa prej figurave të cilët mund të kenë probleme me drejtësinë ndërkombëtare, definitivisht del të jetë në prapavijë të krejt kësaj që po ndodhë në Kosovë. Pra, neglizhimi, shtyrja e kësaj Gjykate deri në pafundësi, që të imponohen vetë si figura të domosdoshme për ta rikthyer paqen dhe stabilitetin në vend. Pra, synohet një negociim me drejtësinë ndërkombëtare”, ka thënë Matoshi, për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkohë, edhe analisti tjetër i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, thotë se synimi i kësaj krize është shtyrja sa më gjatë e themelimit të Gjykatës së Veçantë për krime lufte, deri te imponimi i nevojës për zgjedhje të parakohshme.

“Nëpërmjet krizës politike, individë të caktuar brenda të dy krahëve politikë, po synojnë që të provokojnë situatë të atillë që Gjykata Speciale assesi të mos mund të themelohet dhe më tej të funksionalizohet. Mbase edhe ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që të ndërrojnë pastaj edhe konstalacionet politike të koalicionit qeverisës dhe të opozitës, në mënyrë që të krijohet një pozicion i fortë karshi Gjykatës Speciale”, ka vlerësuar Mushkolaj në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Sipas analistit Imer Mushkolaj, praktika e deritashme ka dëshmuar që disa figura dhe subjekte politike në Kosovë, shpesh kanë prodhuar kriza dhe më pas janë imponuar për zgjidhjen e problemeve.

Por, kësaj radhe, thotë ai, do të varet shumë edhe nga qëndrimi që do të mbajnë qeveritë e vendeve më me ndikim ndaj këtyre tendencave.

“Varet shumë se sa të prerë do ta kenë qëndrimin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian karshi kësaj çështjeje. Unë besoj që Gjykata do të themelohet dhe nuk do të varet shumë nga qëndrimi i njërit apo krahut tjetër. Individë të cilët do të jenë në shënjestër të kësaj Gjykate do të procedohen dhe kjo vetëm mund të zgjasë, por assesi nuk mund të pengohet apo të zhbëhet”, ka theksuar Mushkolaj.

Fakti që as pushteti, dhe as opozita, nuk po duan kurrfarë bisedimesh, sipas Halil Matoshit, tregon se asnjëra palë nuk është e përqendruar te Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe apo demarkacionin me Malin e Zi.

Opozita po kërkon shfuqizimin e këtyre marrëveshjeve, duke i cilësuar si të dëmshme për tërësinë territoriale të Kosovës.

Kauza e opozitës, sipas Matoshit, është e parealizueshme, kurse qëndrimi indiferent i pushtetit vetëm ndihmon në thellimin e tensioneve politike.

“Kjo Gjykatë është shpresa e fundit që drejtësia do të vendoset në këtë vend, sepse nëse i marrim dhe bëjmë paralele mes drejtësisë së UNMIK-ut apo EULEX-it, atëherë vaj halli për këtë vend dhe për shoqërinë kosovare”, është shprehur Matoshi.

Kjo formë e krizës politike së krijuar, ka filluar që nga 25 gushti, kur kryeministri dhe qeveria e Kosovës arritën marrëveshjen me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin.

Në kërkim të anulimit të tyre, opozita ka bllokuar në shumë raste punën e Kuvendit, duke përdorur gaz lotsjellës dhe me protesta në rrugë. Si rezultat, deri më tash janë arrestuar pesë deputetë opozitarë, është vënë në funksion policia brenda Kuvendit, kurse Kryesia e këtij organi kishte shqiptuar masën e suspendimit të opozitës nga punimet e seancës së fundit, më 30 nëntor.

Marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi u arritën pasi që Kuvendi i Kosovës kishte miratuar amandamentin kushtetues me të cilin mundësohej themelimi i Gjykatës së veçantë për krime lufte, e cila do të udhëhiqet nga prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë, transmeton rel.

Kjo Gjykatë, është thënë se do të trajtojë dhe gjykojë krimet e supozuara të disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët bartin funksione me rëndësi qoftë brenda partive të caktuara politike apo institucioneve të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: Do ta ndaja një pjesë të jetës për të të zëvendësuar, Baca Jakup

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: Do ta ndaja një pjesë të jetës për të të zëvendësuar, Baca Jakup

Kapet një polic në Kllokot, IPK zbulon dyshimet e para për rastin

Kapet një polic në Kllokot, IPK zbulon dyshimet e para për rastin

Në ditën e tretë, Jakup Krasniqi përfundon vizitën në shtëpinë e tij në Prishtinë

Në ditën e tretë, Jakup Krasniqi përfundon vizitën në shtëpinë e tij në Prishtinë

Mblidhet PDK, Çitaku: Javën e ardhshme vijnë strategjia shtetërore për apelin dhe iniciativa e re ligjore për Specialen

Mblidhet PDK, Çitaku: Javën e ardhshme vijnë strategjia shtetërore për apelin dhe iniciativa e re ligjore për Specialen

Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira

Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira

Kurti: Bashkëpunimi me sektorin privat, domosdoshmëri ekonomike e shtetërore

Kurti: Bashkëpunimi me sektorin privat, domosdoshmëri ekonomike e shtetërore

Kuvendi drejt seancës së re, Kryesia mblidhet më 23 nëntor

Kuvendi drejt seancës së re, Kryesia mblidhet më 23 nëntor

Presidentja takohet me ambasadoren suedeze, flasin për sundimin e ligjit

Presidentja takohet me ambasadoren suedeze, flasin për sundimin e ligjit

Tre persona dënohen me nga 7 vjet burgim për trafikim të narkotikëve në Prishtinë, dy të tjerë lirohen nga akuza

Tre persona dënohen me nga 7 vjet burgim për trafikim të narkotikëve në Prishtinë, dy të tjerë lirohen nga akuza

Musliu-Shoshi për buxhetin e 2027-s: Qytetarët duan projekte, jo shifra e premtime

Musliu-Shoshi për buxhetin e 2027-s: Qytetarët duan projekte, jo shifra e premtime

Lista Studentore synon t’i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

Lista Studentore synon t’i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat u reflektuan edhe në zgjedhjet e 7 qershorit

Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat u reflektuan edhe në zgjedhjet e 7 qershorit

Raporti i UNICEF-it: Fëmijët në Kosovë ushqehen me produkte jo të shëndetshme, pijet energjike shqetësim në rritje

Raporti i UNICEF-it: Fëmijët në Kosovë ushqehen me produkte jo të shëndetshme, pijet energjike shqetësim në rritje

Haxhiu prezanton projektplanin e Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030

Haxhiu prezanton projektplanin e Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030

Paraburgoset Rrahman Hoti për rastin e rëndë që ndodhi të mërkurën në Suharekë

Paraburgoset Rrahman Hoti për rastin e rëndë që ndodhi të mërkurën në Suharekë

Kosova dhe BE-ja mbajtën takimin e tetë për çështjet ekonomike, financiare dhe statistikat

Kosova dhe BE-ja mbajtën takimin e tetë për çështjet ekonomike, financiare dhe statistikat