VV, Policisë: Mos i zbatoni urdhrat për arrestime politike

01.12.2015 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
VV, Policisë: Mos i zbatoni urdhrat për arrestime politike

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Suedi thekson se është duke i përcjellë me shqetësim ngjarjet e fundit politike në Kosovë, ndërsa kërkon nga Qeveria e Kosovës që sa më parë t’i tërheq nënshkrimet nga marrëveshja për “Zajednicën” dhe marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

Vetëvendosje në Suedi thekson se Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në krye me shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin, nuk duhet të thërras seanca pa u tërhequr nënshkrimet.

“Nuk janë seanca normale ato kur Parlamenti i Kosovës rrethohet me mijëra policë e ushtarë të KFOR-it, ndërsa deputetëve të opozitës u shqiptohen masa suspendimi. Ky pushtet policor ka arrestuar pesë deputetë të opozitës, qindra aktivistë dhe është në përndjekje edhe të deputetëve e aktivistëve të tjerë të opozitës. Pamjet e demolimit të zyrave të subjektit më të madh parlamentar që i kemi parë më 28 nëntor, janë pamje që nuk ndodhin në vende demokratike por vetëm në ato totalitare e diktatoriale”, thuhet në komunikatë.

VV, qendra në Suedi i bënë thirrje Policisë së Kosovës që t’i refuzojë urdhrat për arrestime politike nga politikanët e korruptuar.

“Po ashtu, ne i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të mos ushtroj dhunë ndaj popullit shqiptarë që po protestojnë kundër kthimit të Serbisë në Kosovë. Policia e Kosovës duhet t’i refuzojë urdhrat e atyre që para pak ditësh i dënuan me 9 vite burgim disa pjesëtarë të saj për shkak të ‘keqtrajtimit ndaj truprojave të Vulinit’. 200 000 nënshkrime kundër këtyre marrëveshjeve, 35 000 protestues paqësor dhe më shumë se 77% e qytetarëve janë shprehur kundër këtyre marrëveshjeve. Është momenti i fundit që pushteti Mustafa-Thaçi të reflektoi dhe të tërhiqen nga marrëveshjet”, thuhet në njoftim.

VV kërkoi lirimin sa më të shpejtë dhe të pakusht të të gjithë aktivistëve dhe të deputetëve të opozitës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara