Mysafir i zonës së debatit sonte është kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti
Çfarë thotë ai për zhvillimet e fundit në kryeqytet?
Sa po i dhimbset kryetarit shkatërrimi i komunës së tij?
Kush duhet të paguaje dëmet e shkaktuara nëpër protesta?
Në cilën mënyrë duhet të reagojë një kryetar qyteti në rastet kur i lëndohen qytetarët dhe prona që e menaxhon?
A duhet të marrë pjesë apo jo në lider komunë në protestat të cilat mund t’i organizojë partia e tij?
Çfarë do të bënte Shpend Ahmeti në rast se simpatizantë të partive tjera do të bënin çrregullime në qytet?
Cili është komenti i kryetarit të Prishtinës për lotsjellësin në Kuvend dhe çfarë thotë ai për marrëveshjet e “Zajednicës” dhe kufirit me malin e zi.
A ka ndonjë lidhje bllokada që po e bën partia e tij në parlamentin e shtetit me atë që po ia bëjnë PDK e LDK qeverisë lokale në kryeqytet.
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera mund t’i mësoni sonte, në Zonë ne Debatit.