A largohen vetë cistet në gji?

E publikuar: 31/10/2015 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jam 42 vjeç. Para 5 a 6 muajve kam vënë re nje cist në gjirin e majtë.

Menjëherë i kam bërë të gjitha analizat e nevojshme. Më ka dalë cist 2 centimetra kancer. Më pas për çdo javë kam patur kontrollin ultrazërin. Për çdo javë zvogëlohej derisa u zhduk krejt. Më thanë që jam në rregull derisa u zhduk. Në mes të muajt pa më ardhur munstracionet, e vërej prapë, si dhe kisha dhimbje. Ju lutem më thoni, a është normale 2 cm e me t’u zhduk pa terapi. Te mjeku kam frikë të shkoj me vazhdu dhe një herë ekzaminimet. Ju lutem, më tregoni a mundet të zhduket vetë? Edhe këmba e majtë ka filluar të më dhembë? Ju faleminderit!

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” onkologia Nevila Rexha Fjalët “cist 2cm kancer” nuk i kuptoj. Mund t’i them zonjës që është e mundur që një cist 2 cm të largohet edhe pa mjekim.

Nuk ka pasur nevojë të bëjë echo çdo javë, gjithsesi. Dhimbja e këmbës nuk ka lidhje me cistin në gjoks.