Cana heroi i Marseilles

31.10.2015 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Cana heroi i Marseilles

Jose Anigo, ish-drejtori sportiv i Marseilles, ka treguar se sa i rëndësishëm ishte transferimi i Lorik Canës nga PSG në vitin 2005.
Lorik Cana, mesfushori i Nantesit, do të luajë të dielën ndaj ish skuadrës, Marseilles, aty ku u bë i famshëm si futbollistë

Ish-drejtori sportiv i marsejezëve, Jose Anigo, ka shpjeguar për mediat franceze se sa i rëndësishëm ishte transferimi i Canës nga PSG në vitin 2005.

Sipas Anigos, futbollisti shqiptar ishte padyshim suksesi më i madh i këtij klubi për sa u përkiste lojtarëve që kishin arritur t’u vidhnin rivalëve të përjetshëm të PSG-së.

“Në vitin 2005, bashkë me presidentin Diuf shkuam ta shihnim pasi kërkonim një mesfushor me tipare mbrojtëse dhe shfrytëzuam mundësinë që na u shfaq. Vuajtëm pak, pasi na u desh t’i hapnim luftë PSG-së, por në fund ia dolëm mbanë. Kemi marrë disa herë lojtarë nga PSG, por Loriku është ndoshta suksesi ynë më i madh:, ka deklaruar ai.

“Ai mori shumë shpejt mbështetjen e publikut marsejez pasi ishte një luftëtar, një lojtar me karakter. Tregoi shumë shpejt dëshirën e tij për të luajtur me Olimpikun e Marsejës dhe u bë shumë shpejt emri më i dashur në stadiumin “Velodrom”. Nëse sot do të bësh një sondazh mes tifozëve nëse duhet të kthehet apo jo në klub, askush nuk do të thotë jo! Ai ka lënë një gjurmë të rëndësishme në këtë klub dhe nuk ka krijuar kurrë probleme”, shpjegoi Anigo,.

Sipas ish-drejtuesit të larguar nga Marseille në vitin 2014, Cana ishte një futbollist i veçantë, me një personalitet të rrallë dhe një tip shumë i lidhur me familjen dhe origjinën e tij.

“Para se të ishte një futbollist, ai ishte një njeri që interesohej për gjithçka. Mund të flisje për çdo temë me të. Loriku nuk është futbollisti mendjelehtë që jemi mësuar të shohim shpesh. Ai është ndryshe. Ai ka një personalitet të madh dhe dallohej brenda dhomave të zhveshjeve. A kisha një marrëdhënie të veçantë me të? Sigurisht, me Lorikun dhe prindërit e tij. Ai jeton brenda një konteksti shumë të fortë dhe të bashkuar familjar. Meqë edhe ne, te klubi i Marsejës, punonim në të njëjtin kontekst, u përshtatëm shumë shpejt. Loriku do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, tha 54-vjeçari.

Anigo është i bindur se Canën e pret një karrierë e ndritur edhe pasi të largohet nga futbolli i luajtur. Sipas tij, lidhja e ngushtë që ai ka me Shqipërinë, mund ta kthejë në një politikan shumë të aftë në të ardhmen.

“Sigurisht që ishte gjithmonë i lidhur me Shqipërinë. Kur ai largohej për të luajtur me kombëtaren apo kur kishte çështje që kishin lidhje me Shqipërinë, ai nuk ishte më vetëm një futbollist. Jam i bindur se herët a vonë, Loriku do të integrohet në një strukturë politike në vendin e tij”, deklaroi Anigo.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Gjykata Speciale: Kosova s’na konsultoi për ndryshimet e Ligjit – Të fokusuar në përmbushjen e mandatit

Gjykata Speciale: Kosova s’na konsultoi për ndryshimet e Ligjit – Të fokusuar në përmbushjen e mandatit

Çitaku: Mbrëmë Kuvendi nderoi UÇK-në, vetetven e shtetin

Çitaku: Mbrëmë Kuvendi nderoi UÇK-në, vetetven e shtetin

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

Kurti pyetet nëse do të ketë seancë: Do t’ju drejtohem më vonë

Kurti pyetet nëse do të ketë seancë: Do t’ju drejtohem më vonë

“Nëse ka vullnet opozita për presidentin”, Bajqinovci i VV-së thotë se janë të gatshëm për seancë

“Nëse ka vullnet opozita për presidentin”, Bajqinovci i VV-së thotë se janë të gatshëm për seancë