Nanta përballet këtë të Dielë me Marseille, dhe padyshim që do të jetë një përballje speciale për Lorik Canën. Kapiteni i kombëtares shqiptare që aktualisht mbron ngjyrat e Nantes, ka kaluar disa nga vitet më të mira të karrierës te Marseille, nga 2005 në 2009, dhe një nga faqet e specializuara të tifozëve të Marseille i ka marrë një intervistë ku Loriku sqaron gjithcka për transferimin e kësaj vere pas aludimeve të fundit se ishte trajneri i Marseille në atë kohë Marcello Bielsa, që nuk e deshi në skuadër me Canën që shpjegon
“Fansat e Marseille më duan pasi gjithmonë kam dhënë gjithcka për këtë skuadër në fushë dhe jashtë saj. Unë e dua këtë klub. Në gjithcka që bëj përditë udhëhiqem nga ideja për të qenë i drejtë dhe i ndershëm dhe nuk mund të shkoj kundër këtyre parimeve për të cilat edhe tifozët e Marseille më kanë dashur. Besoj se prej kësaj ata e kuptojnë se transferimi nuk ishte cështje parash. Edhe në orët e fundit të merkatos do të ishte e vështirë ti thoja jo Marseille. Për të thënë të vërtetët do të isha i lumtur nëse do të kisha marrë një telefonatë nga Presidenti i Marseille, por unë ja kisha dhënë fjalën time Nantes dhe fjala e dhënë nuk shkelet“.
Pasi i kujtojnë se te Marseille ka vite që bëjnë vëzhgimin,
“Mungon një kapiten si Cana”, 32-vjecari nuk ngurron ta cilësojë periudhën që ka kaluar te Marseille si ndër më të bukurat e karrierës, por natyrisht pas emocioneve të mëdha që i ka dhënë Kombëtarja Shqiptare.
“Ka dy gjëra që më bëjnë më krenar. E para është Kombëtarja ime, që nuk mund të krahasohet me asnjë klub. Kualifikimi i vendit tim në Europian ishte gjëja më e jashtëzakonshme e gjithë karrierës sime. Por dicka që ka lënë shenjë në karrierën time është dhe periudha që kam kaluar te Marseille. Kjo pasi kisha bërë tifo për këtë skuadër që i vogël, dhe fakti që një ditë vesha fanellën e saj duke u bërë dhe kapiteni ishte një ëndër e bërë realitet dhe te Marseille kam kaluar vitet më të bukura të karrierës sime” – përfundon Cana.