Konfirmohen akoma më shumë zërat për një largim të Keisuke Hondas nga Milani. Sipas “The Sun”, West Ham e kërkon me ngulm sulmesin dhe për këtë në merkaton e Janarit do t’u ofrojë kuqezinjve shumën e 7 milionë Eurove për japonezin, i cili nuk arriti të shkëlqente me skuadrën nga Milanello.
Gjithesei skuadra angleze më parë duhet të kalojë konkurrencën e Valencias. Spanjollët kanë kohë që e ndjekin 29-vjeçarin dhe Milani është në pritje të ofertës më të mirë për të vendosur për të ardhmen e lojtarit.