Sulmuesi spanjoll u nxor nga loja para përfundimit të pjesës së parë të përballjes së Bluve me Stoken, duke rritur presionin në shefin e skuadrës.
Diego Costa u detyrua të dalë nga loja pas një lëndimi të marrë në fund të pjesës së parë ndaj Stoke City, të martën mbrëma.
Spanjolli ndeshjen e filloi shkëlqyeshëm, duke testuar mbrojtjen e kundërshtarëve, por përfundoi duke dalë jashtë loje shkaku i lëndimit.
Pas një trajtimi të gjatë ai u kthye në fushë për t’u larguar disa minuta më pas.
Sulmuesi nuk i duroi dot dhimbjet në brinjë, duke u zëvendësuar nga Loic Remy.