“Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli duhet të jap dorëheqje pas fyerjes që i ka bërë grave dhe nënave kosovare pas sharjes që i ka bërë deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu”, ka thënë deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala.
Ai bashkë më kolegët e tjerë të opozitës, Glauk Konjufca dhe Donika Kadaj-Bujupi, në konferencën që kanë mbajtur në hollin e Kuvendit, kanë thënë se pushteti aktual po i shërben shtetit fqinj, duke aluduar në Serbinë, raporton gazetari i KTV-së nga terreni.
“Ikën si minjtë në një vrimë dhe delegjitimuan Kuvendin. Seanca e mbajtur nga pozita në katin e pestë të Kuvendit, ishte klandestine”, është shprehur shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.
Kurse Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, ka deklaruar se nuk do të lejojnë assesi “Zajednicën”, derisa ka shtuar se prania e policisë në sallën e Kuvendit, është e papranueshme.



















