Aktakuza e pret në Amerikë kosovarin e ri nga Gjakova, i cili u arrestua në Malejzi.
Ai dyshohet se ka hakuar dhe vjedhur të dhënat personale të mbi 1000 pjesëtarëve të shërbimit ushtarak amerikan, duke ia bartur ato organizatës terroriste ISIS, përcjell KTV.
Sipas aktakuzës së Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Ferizi shtetas i Kosovës njihej me emrin “Th3SDir3ctorY” dhe besohej se udhëhiqte me grupin kosovar të hakerëve, Kosova Hacker Security.
Ferizi hakoi sistemin kompjuterik të një kompanie viktimë në SHBA dhe vodhi të dhënat personale të mijëra individëve. Ai pastaj këto të dhëna të personelit ushtarak dhe punëtorëve federalë ia barti ISIS-it që t’i përdorë kundër amerikanëve.
Zyrtari amerikan ka thënë se i riu kosovar e ka kërcënuar sigurinë kombëtare të SHBA-së me atë që ka bërë. Hetimet po i kryen FBI-ja dhe nëse shpallet i pafajshëm, Ferizi mund të dënohet me 35 vjet burgim.
Ai ishte në Malejzi me vizë studentore. Policia e Kosovës ka konfirmuar se kishte precedentë penale edhe këtu.