Tomë Gashi: Policia u keqpërdor politikisht për ta arrestuar Albin Kurtin

E publikuar: 15/10/2015 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati i njohur në Kosovë, Tomë Gashi, në emisionin “Politikë” të Sejdi Demirit në “Tribuna Channel”, ka deklaruar se arrestimi i Albin Kurtiti ka qenë politik.

Gashi ka theksuar se Policia e Kosovës është keqpërdorur politikisht me rastin e arrestimit të Kurtiti.
Sipas tij, për të vërtetuar që Kurti është arrestuar jashtëligjshëm, dëshmon fakti se sot është hedhur gazi lotsjellës nga Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli dhe asnjëhëri nuk janë arrestuar.

Ai ka thënë se Albin Kurti është arrestuar pa fletarrest./Gazeta Tribuna/