Sipas Nikoliqit në Kosovë nuk ka gjurmë shqiptarësh më të vjetra se 50 vjet

15.10.2015 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sipas Nikoliqit në Kosovë nuk ka gjurmë shqiptarësh më të vjetra se 50 vjet

>“Serbia dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, këtë e dua edhe unë, por Serbia asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës e Metohisë” u ka thënë sot në Beograd presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, gazetarëve gjermanë.

Unioni mund të heq dorë nga negociatat (me Serbinë) nëse do të thoshte “cullak” se duhet ta pranoni pavarësinë e Kosovës, ka thënë Nikoliq, duke konstatuar se “ata po shmangen të thonë se ne duhet ta pranojmë pavarësinë e Kosovës e Metohisë”, transmeton Koha.net raportimet e medieve të Beogradit nga ky takim i presidentit serb me gazetarët gjermanë.

Duke theksuar se Serbia nuk ka bërë gabim që nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, ka shtuar se “një ditë ndoshta në Serbi do të lindet politikani që do të thotë se duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës e të Metohisë dhe t’i fitojë zgjedhjet, por sot kjo është e pamundur”.

Për dialogun e Brukselit Nikoliq ka thënë se BE ka vendosur kornizën brenda të cilës duhet të bisedohet, por “kjo kornizë e re është kornizë e BE-së”. Në vazhdim ai ka kujtuar Atentatin e një shekulli më parë të Sarajevës, në të cilin serbët vranë Franc Ferdinadin, trashëgimtarin e fronit Austro-hungarez, dhe shkaktuan Luftën e Parë botërore, për të vënë ndërlidhjen me situatën aktuale rreth Kosovës.

“Nëse Serbia do të pranonte pavarësinë e Kosovës, do të shkaktohej luftë qytetare” citojnë mediet e Beogradit të ketë thënë ai, pa e sqaruar se pse do të ndodhte kjo.

Ndërlidhja e serbëve me Kosovën, sipas tij, është vendimtare, ndërsa rreth kërkesës që Kosova të bëhet anëtare e UNESCO-s është shprehur se kështu “ka filluar ofensiva ndaj krenarisë së popullit serb”.

“Shekujt tanë shihen në gurë, e nuk e di ku shihen, ku gjeni gjurmë të pranisë shqiptare në Kosovë e Metohi më të vjetër se 50 vjeç” ka thënë Nikoliq duke përmendur në këtë kontekst xhamitë, të cilat të gjitha janë të reja.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova