Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë publikisht se organet e sigurisë e kanë ditur kur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, e ka marrë gazin lotsjellës nga zyrat e Vetëvendosjes brenda ndërtesës së Kuvendit për ta sjellë në sallën ku po mbahej seanca të premten e kaluar.
“Organet tona të sigurisë e kanë ditur dhe kur Albulena ka shkuar me marr gazin lotsjellës në zyrë, po e them publikisht se e ka sjellë në sallë, nuk ka bërë hiç mirë, ashtu sikur edhe heroizmi i Albinit mu tregu trim”, tha Veseli, raporton Kallxo.com.
Këtë deklaratë Veseli e ka bërë gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u diskutua për përgatitjen e skenarit se si të veprohet të enjten në seancë.