Etrit Berisha: Besojmë shumë te fitorja me Serbinë

E publikuar: 06/10/2015 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Etrit Berisha e cilëson sfidën e 8 Tetorit ndaj Serbisë vetëm si një ndeshje futbolli. Një takim që duhet fituar në fushë. I vetëdijshëm për rëndësinë e përballjes në “Elbasan Arena”, gardiani kuqezi premton maksim në fushë.

“Si unë ashtu edhe i gjithë ekipi jemi të fokusuar vetëm te futbolli, kështu që do mundohemi të japim maksimumin aty. Për ne është shumë e vlefshme kjo ndeshje, sidomos fitorja do të jetë diçka shumë e madhe. Kështu që do të bëjmë më të mirën sikurse kemi bërë deri më tani dhe do mundohemi të bëjmë gjithçka të mundur për ta fituar ndeshjen”.

Fanella e përfaqësueses është përgjegjësi dhe krenari. Në atë që cilësohet momenti historik për futbollin Shqiptar, objektivi është i qartë: fitorja dhe kualifikimi në Europianin “Francë 2016″.

“Për mua sa herë që kam luajtur me kombëtaren përgjegjësia ka qenë e madhe. edhe në këtë rast kështu ndodh, është një përgjegjësi dhe kënaqësi. Për neve është shumë e rëndësishme vetëm fitorja dhe vetëm atë mendojmë. A besoj te kualifikimi Francë 2016? Normalisht që po. Jemi duke bërë gjithçka që është e mundur dhe jemi duke besuar dhe shpresuar te kualifikimi”.

Pasi mbeti shqiptari i vetëm në ekipin e Lazios, Berisha tregon edhe bisedat me kolonisë serbe të ekipit të Serisë A, të përbërë nga mesfushori Milinković-Savić, mbrojtësi Basta dhe sulmuesi Đorđević

“Me serbët e Lazios? Kemi folur me ata vetëm si shokë dhe asgjë më shumë”./ss/