Çfarë duhet të bëjnë ata që vuajnë nga astma

E publikuar: 03/10/2015 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Astma është një sëmundje që duket se ka pasur një përhapje kohët e fundit. Ajo mund të shfaqet si te fëmijët ashtu dhe te të gjithë moshat, dhe ka të bëjë me ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Të sëmurët me astmë duhet të qëndrojnë larg alergjentëve, infeksioneve, ndotjes së mjedisit apo tymit të duhanit.

Në këtë periudhë të virozave dhe të lëkundjeve të temperaturave rriten më shumë rastet e gripit dhe ftohjeve, sepse këto sëmundje merren me anë të ajrit. Ka raste kur njerëzit tregohen të pakujdesshëm, duke konsumuar cigare pranë të sëmurit me astmë. Në raste të tilla i sëmuri nuk mund të mbrojë veten, sepse me anë të cigares nxiten më shumë simptomat e astmës.

Të sëmurët me astmë nëse konsumojnë cigare, duhet ta lënë menjëherë. Gripi dhe ftohja janë infeksione që ngjiten me anë të ajrit, por tek të sëmurët me astmë mund të shoqërohen me komplikacione më të rënda. Nëse i sëmuri me astmë është prekur nga gripi, duhet kuruar menjëherë. Për të kontrolluar të sëmurët me astmë na vijnë në ndihmë edhe ilaçet. Në rast të rëndimit të simptomave, i sëmuri mund të shtrohet në spital dhe të kurohet me antibiotikë.

Zakonisht astma kontrollohet me anë të ilaçeve dhe vetëm në raste shumë kritike mund të ekzistojë një mundësi e ulët e vdekjes, trasnmeton albeu.com