Java e tetë e Bundesligës nisi me sfidën Darmstad – Mainz, që përfundoi me rezultatin 2-3, me skuadrën vendasve që minutën e fundit të kohës shtesë humbi një 11-metërsh.
Mainzit i mjaftuan më pak se 15 minuta lojë për të kaluar në avantazh, teksa në zhvillimet e një goditjeje dënimi, Bella e dërgoi topin me kokë pas shpinës së portierit Mathenia. 8 minuta më vonë, pas një aksioni të bukur të miqve Malli në vijën e 16 metrave lëshoi një të majtë të kalibruar, që ishte e pakapshme për portierin vendas.
Darmstadi u kthye në lojë vetëm pak caste më vonë me Heller, i cili shtangu mitë me një finalizim spektakolar brenda zonës, edhe pse ishte i rrethuar nga disa mbrojtës.
Ky gol i dha moral Darmstadit që barazoi shifrat në minutën e 57 me Sailer, pas asistit të marrë nga Rausch
Mirëpo në minutën e 64 Mainzi u kthy sërish në avantazh falë golit të Pablo de Blasis, i cili e kaloi me zgjuarsi topin mbi portierin vendas.
Pas shumë përpjekjesh për të shmangur humbjen Darmstadi fitoi një 11-metërsh në minutën e 5 shtesë, por Wanger gaboi rëndë duke e dërguar topin mbi tra./ss/