Lorenzo: Në Aragon një fundjavë perfekte për mua

28.09.2015 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Triumfi në Aragon shton shpresat e Jorge Lorenzos për të qenë ai kampioni i ri i Botës në Moto Gp. Ngushtimi i disavantazhit ndaj Rossit në klasfikim në vetëm 14 pikë, 4 gara përpara përpara fundit të sezonit, bën që piloti spanjoll i Yamahas ta ketë vetë në dorë fatin e tij. Kështu nëse Lorenzo i fiton të gjitha garat e mbetura, titulli do të shkonte për të. Gjithsesi 28-vjecari nga Majorka edhe pse u shfaq shumë i lumtur pas suksesit të tij në Cmimin e Madh të Spanjës qëndroi me këmbë në tokë kur u pyet nga gazetarët për shanset që ka për tu shpallur kampion.

” Në Aragon u nisa shumë mirë, provova të shtyja shumë që nga fillimi i garës dhe gjërat shkuan mirë për mua kjo edhe sepse Marquez, që ishte edhe piloti që po ndiqte nga shumë pranë u rrëzua. Më pas pashë Pedrosën që mu afrua dhe mu desh të shtoja ritmin akoma edhe më shumë. Këtu në Spanjë cdo gjë shkoi në mënyrë perfekte për mua. Isha si një “peshkaqen” i plagosur për ato cfarë më kishin ndodhur në dy garat e fundit dhe në Aragon e dëshiroja me cdo kusht një fitore. Jam shumë i lumtur që triumfova në Spanjë. Tashmë diferenca me Rossin në klasfikim është vetëm 14 pikë? E rëndësishme është që tashmë do ta kem vetë në dorë fatin tim, por pavarsisht të gjithave Valentino mbetet favoriti kryesor për titullin, sepse është ai që kryeson për momentin”.

Gara në Aragon pa si protagonist kryesor pikërisht Doktorin i cili luftoi me Pedrosën për vendin e dytë nga fillimi e deri në fund të saj, por nuk ja doli ta linte pas spanjollin e Hondas. I intervistuar nga mediat Rossi e pranoi se Dani ishte më i shpejtë se ai dhe se e meritoi të renditej në vendin e dytë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit