Djemtë përdorin emra të ndryshëm për të. Ka shumë mite për vaginën. Por djema, këto fakte duhet t’i mësoni:
-Vagina ka 8 mijë nerva fundore, penisi vetëm gjysmën.
-Klitori është organi më i ndjeshëm i vaginës. Gjendet sipër buzëve të vaginës. Ajo është qendra e kënaqësisë për një femër. Stimulimi i tij siguron orgazmën.
-Vagina është pjesa e brendshme e organit seksual femëror. Ajo është nga 6 deri në 13 centimetra. Klitori, buzët e brendshme dhe të jashtme janë vulva.
-Në shumë vende, njerëzit preferojnë ta quajnë vaginën edhe mace. Arsyeja: macet shpesh lidhen me seksualitetin femëror.
-Femrave u pëlqejnë lodrat seksuale. Në shumicën e rasteve ato kalojnë më lehtë në orgazëm me ndihmën e tyre. Vibratori plotëson shpesh fantazitë e tyre, siç është seksi me dy meshkuj.
-Një grua ka vendosur rekordin duke kaluar plot 134 orgazma në një orë. Rekordi për meshkujt është 16 herë rresht.
-Simboli i virgjërisë është cipa e virgjërisë. Nuk është tamam lëkurë, por disa inde të ngurta në hyrje të vaginës. Një mit i pavërtetë është se cipa mbyll hapjen vaginale.
-Një në tre femra druhet se tamponi mund të humbasë në vaginë. Kjo nuk është e mundur nga pikëpamja anatomike.
-Buzët e brendshme dhe të jashtme të vaginës ndryshojnë nga njëra femër tek tjetra.
-Rekordi për qimet pubike është plot 71.12 centimetra.
-Miti më i diskutuar për vaginën është pika G. Ka apo nuk ka? Ka shumë spekulime. Disa thonë se gjendet nga 3 deri në 5 centimetra brenda hapjes vaginale.
-Sot në disa vende në botë, disa femra bëhen synet. Atyre u hiqet një pjesë ose gjithë klitori. Pasojat mund të jenë shumë të rënda.
-Një grua e shëndetshme kalon 35 deri në 40 vite me perioda. Në total kalojnë 450 ditë me ato.
-Budallenjtë e bëjnë më mirë? Ndoshta, kështu sugjerojnë disa studime. Megjithatë të zgjuarit janë më intensivë në seks.