Eredivisie, fitojnë Ajax e PSV

E publikuar: 26/09/2015 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajaksi i Amsterdamit fitoi 2-0 me Groningen në javën e shtatë të Erdivizje duke krijuar një shkëputje të ndeshjme me vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Për harketarët kjo ishte fitorja e 6-të në kampionat në këtë fillim sezoni, ndërsa dy pikët e vetme të lëna i përkasin barazimit me Twenten, në javën e 5-të.

Takimi i Amsterdam Arenës u zhbllokua në minutën e 23 nga Gudelj, duke lënë përshtypjen e një golade, mirëpo gjatë pjesës së parë vendasit nuk arritën të shënonin një gol të dytë.

Gjithsesi Ajaksi do ta gjente golin e sigurisë në minutën e 80 -të me Ficher, i asistuar nga Riedewald.

Arriti të merrte pikë të plota në javën e shtatë të Eredivizje edhe PSV Eindhoven, që mposhti 2-1 në Philips Stadion, Nec Nijmegen. Skuadra e Philip Cocu kaloi në avantazh me De Jong në minutën e 38-të, por miqtë barazuan me Santos në të 63-ën nga pika e bardhë e penalltisë. Locadia në të 76-ën kthey serish avantazhin për PSV-në me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.