Koha më e mirë e ditës për të bërë seks

E publikuar: 26/09/2015 18:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koha më e mirë për të bërë seks me partnerin tuaj varet nga mosha juaj, thuhet sipas një eksperti të trupit dhe gjumit.
Përveç rasteve kur seksi është spontan, ekzistojnë disa kohë të ditës kur epshi është më i lartë – në varësi të moshës.

Sipas ekspertit Dr. Kelley, që është nga Universiteti i Oksfordit, ora e trupit ndryshon çdo dekadë, transmeton lajmi.net.

Kështu, kur është koha më e mirë për të bërë seks sipas çdo moshe?

20-vjeçarët: 15:00. Dr.Kelly thotë se kulmi i dëshirës seksuale për këtë grup të moshës arrihet në orën tre pasdite. Përderisa ata mund të duan seks edhe më shumë se njëherë gjatë ditës, kjo kohë është pika e energjisë seksuale.

30-vjeçarët: 8:20. Një ndryshim për këtë grup të njerëzve do të thotë se ju zgjoheni herët – kështu që, të bëni seks në mëngjes është një ide e mirë. Dr.Kelly thotë se minutat magjike janë në 8:20 të mëngjesit, kur rrezet e diellit rrisin testosteronin si te gratë ashtu edhe tek burrat.

40-vjeçarët: 22:20. Përsëri, përderisa ju plakeni do të bëheni më vigjilentë për t’u zgjuar herët, kështu që për t’u zgjuar herët duhet të shkoni herët në shtrat. Dr.Kelly rekomandon që të bëni seks pas orës 10 të mbrëmjes, para se të flini.

50-vjeçarët: 22:00. Përderisa koha për të shkuar në shtrat bëhet më e hershme, edhe koha për seks bëhet gjithashtu. Mëngjeset priren të jenë më të zëna për 50-vjeçarët, kështu që ju duhet të bëni seks para se të flini.

60-vjeçarët: 20:00. Pas një orgazme ju lironi oksitocin, që është një hormon ‘syçelës’ – dhe përderisa ju shkoni në shtrat më herët në moshë më të vjetër, ju sigurisht se do të dëshironit të bëni seks para se të flini.