Seksi, intimiteti dhe dashuria. Të gjitha këto së bashku formojnë aktin e kënaqësisë shpirtërore në një çift. Por, a e dini se ekzistojnë tri lloje të seksit që çiftet duhet t’i kenë?
Çdo kategori e seksit ka karakteristikat e veta të dallueshme, dhe kur secili lloj përjetohet në marrëdhënie, mund të rrisë intimitetin e një çifti dhe të ngrohë situatën deri në 100%.
Këto janë tri llojet e seksit që çdo çift duhet t’i ketë:
1. Seksi romantik
Për këtë lloj seksi ju duhet një sasi e mirë e kohës, përpjekje dhe një mendim i mirë – jo vetëm gjatë aktit. Paraprakisht, ky lloj seksi duhet të para-planifikohet, të caktohet një datë dhe të përgatitet një dhomë speciale. Kjo bëhet duke vendosur qirinj të butë me ngjyra të ndezura dhe një muzikë sensuale në prapavijë.
2. Seksi ‘i gatuar’ në shtëpi
Ky lloj seksi përshkruhet si seksi i rregullt i djegies së kalorive. Ky lloj seksi zgjatë rreth 30 minuta. 15 minuta prekje dhe puthje dhe 20 minuta akt seksual dhe stimulim. Bëjeni aktin, dhe më pas përqafohuni përsëri, transmeton lajmi.net.
Dhe gjithashtu, ky lloj seksi bëhet të paktën 3 herë në javë.
3. Seksi i shpejtë
Qoftë nëse është seks oral apo thjeshtë një akt i shpejtë, ky lloj seksi ka për qëllim të jetë i shpejtë, madje bëhet edhe në kohërat më të zëna të ditës. Ky lloj seksi zgjatë vetëm 3 minuta, pasi është i thjeshtë dhe i shpejtë. Nëse nuk po mund të arrini ta bëni atë shpejtë dhe po ua merr kohën, sugjerohet që të përdorni vajra të ndryshëm për të ndihmuar në stimulim seksual.