Për ndeshjen Shqipëri – Serbi që zhvillohet me 8 tetor, në Elbasan Arena do të jenë edhe 70 serbë më tepër nga sa është parashikuar në protokollin e delegacionit zyrtar
Për ndeshjen Shqipëri – Serbi që zhvillohet me 8 tetor, në Elbasan Arena do të jenë edhe 70 serbë më tepër nga sa është parashikuar në protokollin e delegacionit zyrtar të përbërë prej rreth 100 personash, kryesisht zyrtarë të Federatës Serbe, gazetarë apo edhe politikanë.
Thuhet s kjo gjë do të bëhet për një nismë sensibilizimi të ndërmarrë mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj serbe. 70 personat në fjalë do të jenë studentë serbë, të cilët do të vijnë si miq pasi do të akomodohen në Shqipëri në familjet e studentëve shqiptarë dhe do të jenë në stadium dhe ditën e ndeshjes për ta parë së bashku takimin, raporton supersport.
Federata Shqiptare e futbollit por dhe organet e tjera në vend janë duke u treguar tepër të vëmendshme në këtë drejtim, duke synuar të evitojnë frymën radikale për ndeshjen me Serbinë, fushatë në kuadër të së cilës vjen edhe kjo iniciativë.
Kështu ndryshe nga ndeshja e 14 tetorit të kaluar në Beograd, kur në stadium nuk kishte asnjë tifoz shqiptar përveç delegacionit që shoqëronte kombëtaren, në Elbasan Arena do të jenë edhe 70 tifozë serbë. Shqipëria mbetet një shembull për fqinjët veriorë edhe në këtë drejtim. /Express