Kanë eskaluar tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë, në pamundësi që këto dy vende të gjejnë një mënyrë të duhur për t’u ballafaquar me mijëra migrantë, të cilët përmes vendeve të Ballkanit, duan të shkojnë në BE.
Serbia ka ndaluar sot importet kroate, në shenjë proteste, pasi kjo e fundit ka mbyllur të gjithë kufijtë me Serbinë.
Ministri i brendshëm i Serbisë, Nobojsha Stefanoviç ka thënë se këto masa janë ndërmarrë për të “ruajtur sovranitetin.”
“Unë kam dashur ta hap kufirin…por tani nuk do ta bëjë,” ka thënë kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç./rel/