Legjenda e Brazilit, Romario “shpërthen” në akuza kundër kreut të FIFA-s, Sepp Blatter. Ish-sulmuesi i Kombëtares së “Seleçaos” deklaroi se lutet çdo ditë që Blatter të arrestohet. Ai theksoi se 79-vjeçari është një njeri i korruptuar dhe se pas arrestimit të disa prej drejtuesëve të FIFA, shpreson që ai i radhës të jetë pikërisht Blatter. Përsa i përket presidentit të UEFA-s, Platini, Romario pohoi se është i së njëjtës shkollë me Blatter, por nuk mund të thotë nëse edhe francezi është i korruptuar.