“Aspirina mund të parandalojë kancerin”, e thonë shkencëtarët

E publikuar: 22/09/2015 23:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një dozë e vogël aspirine çdo ditë mund të luftojë sëmundjen e kancerit. Kjo gjë është bërë e ditur nga disa shkencëtarë amerikanë të cilët thonë se po të përdorësh çdo ditë 100 miligramë aspirinë shërben si parandaluese ndaj sëmundjes vdekjeprurëse. Edhe disa studime shkencore të viteve të fundit kanë dalë pak a shumë në të njëjtin përfundim për efektshmërinë e aspirinës.

Shkencëtarët sugjerojnë gjithashtu se përdorimi i këtij ilaçi parandalon ataket në zemër sidomos të personat e moshës nga 50 vjeç deri në 69 vjeç. Përjashtohen personat nën 50 vjeç dhe ata nga 70 vjeç e lart.